LIMSwiki

Përpunoni lidhje
Kaliumi

Kaliumi është element kimik. Në masën e trupit të njeriut merr pjesë me 0,35 % dhe me këtë sasi arrihet mbajtja në barazpeshë kimike e lëngjeve në trupin e njeriut, përndryshe sapuni përbëhet nga kaliumi.

Përbërja

Kaliumi është metal alkalin i butë,sa që mund të pritet lehtësisht me thikë, ka ngjyrë te bardhë ne të argjend, në takim me ajrin ngjyra e argjend zhduket. Ai është një metal i lehtë dhe për lehtësin e tij vjen pas litiumit, ka densitet më te vogël se uji. Simboli i Kaliumit është (K).

Kaliumi në natyrë është mjaft I përhapur në formë të komponimeve të i tëtijë. Megjithatë kaliumi është më pak i përhapur së natirumi. Për shkak të tretsh`mërisë të madhe të kripëra të kaliumit në ujë ato nuk ndodhen në një vend.Kaliumi kryesisht ndodhet në form miniralesh sislikat. Me zberthimine e këtyre mineraleve ndahen kripëerat më të rendesishme të kaliumit sië janë : Kloruri i kaliumit në formë të mineralit silvin, karnaliti, karitniti etj. Kripërat e kaliumit ndodhen në ujë të detit por në sasi shum më të vogel së ato të natriumit. Sasi të konsideroshmë t1 kripërave të kaliumit në tokë I shfytëzojnë bimët për ushqim. Kaliumi është metal më ngjyrë argjendi dhe ka shkelqim metalik. Në kushte normale është metal shum i butë dëndesija e tijë është 0,86 g/cm³. Në kontakt më ajrin kaliumi oksidohet më qrast e humb shkelqimin metalik, Nësë kaliumin e ndezim ai në ajër digjet më ngjyrë intenzivë vjollcë duke kaluar në supëroksid. Përfitimi i kaliumit : Kaluiumi mund të fitohet më elektrolizë të shkrirjes së klorurit të kaliumit ose hidroksidit të kaliumit.

Kombinimet kimike

Oksidi kaliumit është një bazë e fortë qe ne temperaturën e ambientit paraqitet si kristal pangjyrë. Në kontakt me ujin vepron fuqishëm dhe jep hidroksil kaliumi(KOH).

2K(s) + 2H2O(l) → H2(g) + 2KOH(aq)

Hidroksidi i kaliumit :

K2CO3 + Ba(OH)2 →2KOH + BaCO3

Kloruri i kaliumit : KCL Nitrat i kaliumit :

NaNO3 + KCL → KNO3 + NaCl

Karbonat i kaluimit :

K2CO3

Përdorimi

Kaliumi është një element kimik industrial ku gjen përdorim te gjere. Psh si elektrolit ne baterit alkaline. Përdoret për prodhimin e fotocelulave që gjejnë përdorim në teknika të televizionit..

Përfitimi

Kaliumi mund të fitohet me elektrolizë të shkrirjes së klorurit të kaliumit ose hidroksidit të kaliumit

Vetitë

Kaliumi është metal me ngjyrë argjendi me shkëlqim metalik,në kontakt me ajrin kaliumi oksidohet dhe e humb shkëlqimin. Densiteti i kaliumit është 0,86 g/cm3. Ky mineral luan një rol thelbësor në kontraksionet e muskujve dhe të zemrës, por edhe në transmetimin e flukseve nervore. Ato ndërhyjnë në funksionimin neuro-muskular dhe ja pse kaliumi lufton edhe kundër ngerceve. Kaliumi merr pjesë gjithashtu në funksionimin e gjëndrave mbiveshkore që rregullojnë stresin si dhe në prodhimin e energjisë.

Shih dhe këtë