LIMSpec Wiki
Contents
Ortodoksia ose drejtëbesimi (nga greke ὀρθοδοξία orthodhoksia – "mendimi i drejtë")[1] është respektimi i besimeve të pranuara sidomos në fe.[2] Në krishtërim termi përdoret si në "përputhshmëri me fenë e Krishterë" pra në përputhje me besimet e hershme të Kishës".[3] Shtatë Këshillet e Para Ekumenike janë mbajtur në mes të viteve 325 dhe 787 me qëllim të formalizimit të doktrinave të pranueshme të Krishtërimit.
Ortodoksia fetare në Krishterim
Në perkudhën klasike të Krishtërimit termi ortodoks i referohej doktrinave të cilave u besonin të Krishterët e hershëm. Një seri këshillash ekumenike, të njohura si Shtatë Këshillat e Para Ekumenike u mbajtën për një periudhë prej disa shekujsh për të formalizuar këto doktrina. Vendimi më i rëndësishëm nga këto këshille ishte ai mes Doktrinës Homoousian-e të Shën Thanasit dhe Eustathius-it (që u bë Trinitarianizmi) nga njëra anë, dhe doktrinës Heteroousian-e të Arius-it dhe Eusebius-it (të quajtur Arianizëm) nga ana tjetër. Doktrina Homoousian-e përcaktonte Jezusin edhe si Perëndi edhe si njeri me bashkimin hipostatik sipas vendimit të Këshillit të Kalcedonisë ne 451, i cili fitoi në Kishë dhe të cilit i referohemi si ortodoksi në shumicën e konteksteve të krishtërimit, pasi kjo ishte pikëpamja e shumicës (të krishterët nontrinitarianë e kundërshtojnë këtë terminologji). Libri i shenjë është Bibla.
Pas vitit 1054, kur ndodhi Skizma e Madhe, të dy Kishat (Perëndimore dhe Lindore) vazhduan ta konsiderojë veten e tyre kisha ortodokse dhe katolike. Me kalimin e kohës, Kisha Perëndimore gradualisht u identifikua me etiketën "katolike", dhe njerëzit e Evropës Perëndimore gradualisht e lidhën fjalen "ortodoks" me besimtarët e Kishës Lindore (në disa gjuhë etiketa "katolike" nuk është domosdoshmërisht e identifikuar me Kishën Perëndimore).
Bibliografia
- John B. Henderson: Ndërtimi i Orthodoxy dhe Herezisë: Neo-Konfuciane, Islame, Hebraike, dhe të të Hershëm të Krishterë Modelet, SUNY Press 1998.
Referime
- ^ Harper, Douglas. "orthodoxy". Online Etymology Dictionary. Marrë më 2016-01-27.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ orthodox. Dictionary.com. The American Heritage Dictionary of the English Language, Fourth Edition. Houghton Mifflin Company, 2004. Dictionary definition (accessed: March 03, 2008).
- ^ Robert M. Wills (2013). Taking Caesar Out of Jesus: Uncovering the Lost Relevance of Jesus. Xlibris Corporation. fq. 246. ISBN 1-4931-0810-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)