LIMSpec Wiki
Contents
Kraja | |
---|---|
Shteti | Mali i Zi Shqipëria |
Bashkia/Komuna | Stampa:Country data Bar, Montenegro Komuna e Tivarit Bashkia Shkodër |
Zona kohore | ZKEQ (UTC+1) |
• Verës (DST) | OVEQ (UTC+2) |
Kraja është një krahinë etnografike dhe gjeografike në Malin e Zi dhe një pjesë e vogël në Shqipëri, që shtrihet në bregun jugperëndimor të Liqenit të Shkodrës deri në malin e Rumisë.[1] Përfshinë disa vendbanime, kryesisht të banuara me shqiptarë.
Gjeografia
Kraja gjendet në mes rajonit të Cërrmnicës dhe Anës së Malit, gjëgjësisht shtrihet nga lagja Shirokë deri në fshatin Selcë. Nga ana administrative, pjesa e Krajës në Malt të Zi i takon Komunës së Tivarit, ku fshatrat janë të grupuara në dy bashkësi lokale: Bashkësia Lokale Ostros dhe Bashkësia Lokale Shestan, përveç Kërricës dhe Selcës që i takojn Bashkësisë Lokale të Cërmnicës. Pjesa e Krajës në Shqipëri i takon Bashkisë së Shkodrës, gjëgjësisht sot Shiroka dhe Zogaj janë lagje të qytetit të Shkodrës.
Kraja përbëhet nga këto fshatra:
Në Mal të Zi: | Në Shqipëri: | ||
---|---|---|---|
|
|
Demografia
Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2011, Kraja me sipërfaqe prej 143.8 km2 ka 1,881 banorë. Shumica e banorëve të Krajës janë shqiptarë, të besimit islam dhe katolik. Përveç shqiptarëve në Krajë jetojnë edhe malazezë të besimit ortodoks.
Emigrimi i parë i popullsisë vendore, kryesisht nga Shesani, fillon që nga fillimi i shekulli XVIII nga Ljara, Brisku e disa vendbanime të tjera Shestanit. Mërga është vendosur në qytetin e Zarës në Dalmaci duke formuar vendbanimin e tyre të quajtur Arbanas. Në fund të viteve 1960 dhe fillim të viteve 1970, mijëra banorë mërguan në shtete të Evropës dhe në SHBA.[2]
Në saje të kushteve natyrore, veprimtari tradicionale e banorëve të Krajës është blegtoria dhe bujqësia. Në veçanti dallohet kultura e duhanit dhe po ashtu edhe gështenjat. Popullsia e vendbanimeve pranë liqenit merret me peshkim.[3]
Fshati | 1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2003 | 2011 |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Arbënesh | 535 | 556 | 603 | 606 | 650 | 725 | 399 | 327 |
Bobosht | 318 | 354 | 412 | 470 | 490 | 553 | 230 | 180 |
Skje | 179 | 193 | 243 | 285 | 291 | 301 | 104 | 83 |
Kështenjë | 402 | 517 | 551 | 564 | 609 | 510 | 216 | 168 |
Ostros i Vogël | 323 | 358 | 394 | 384 | 427 | 419 | 148 | 111 |
Martiq | 521 | 530 | 564 | 641 | 682 | 705 | 357 | 293 |
Thtjan | 305 | 288 | 292 | 261 | 185 | 240 | 93 | 61 |
Ostros i Madh | 601 | 575 | 611 | 638 | 639 | 623 | 416 | 332 |
Gjithsej | 3184 | 3371 | 3670 | 3849 | 3973 | 4076 | 1963 | 1555 |
Fshati | 1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2003 | 2011 |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Besë | 152 | 167 | 179 | 235 | 246 | 272 | 67 | 41 |
Brisk i Sipërm | 121 | 139 | 143 | 137 | 85 | 92 | 20 | 22 |
Muriq i Sipërm | 101 | 95 | 155 | 114 | 96 | 124 | 25 | 12 |
Gurrëz | 74 | 87 | 47 | 39 | 26 | 15 | - | - |
Dedaj | 110 | 114 | 118 | 51 | 22 | 12 | 3 | - |
Brisk i Poshtëm | 99 | 116 | 109 | 129 | 130 | 145 | 46 | 29 |
Muriq i Poshtëm | 232 | 249 | 246 | 260 | 312 | 367 | 125 | 101 |
Pecaj | 118 | 117 | 105 | 72 | 37 | 9 | 8 | 5 |
Gjuraç | 86 | 81 | 74 | 64 | 36 | 36 | 11 | 4 |
Nënmal | 99 | 104 | 98 | 57 | 30 | 20 | 5 | 6 |
Ljare | 323 | 326 | 297 | 297 | 231 | 166 | 94 | 61 |
Lukaj | 89 | 76 | 70 | 54 | 25 | 12 | - | - |
Bujgër | 70 | 65 | 68 | 47 | 25 | 16 | - | - |
Pinç | 160 | 179 | 166 | 151 | 143 | 85 | 18 | 11 |
Gjithsej | 1834 | 1915 | 1875 | 1707 | 1444 | 1371 | 422 | 292 |
Referime
- ^ Xholi, Zija; Vejsiu, Ylli (2008). Fjalor enciklopedik shqiptar (bot. Botim i ri.). Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. ISBN 978-99956-10-27-2.
- ^ Marrë nga artikulli ekuivalent në gjuhën angleze
- ^ "Rreth Krajës". Arkivuar nga origjinali më 16 mars 2015. Marrë më 18 mars 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "All places: 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 2003, 2011 censuses". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 2022-05-20. Marrë më 2022-05-20.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
Shiko dhe
Lidhje të jashtme
- KrajaOnline.com – portal nga Kraja
- [1]- Gjurmë Shqiptare - Sekretet e shqiptarëve të Krajës. Si po shuhet me dhunë gjithçka shqiptare?.