IHE Wiki
Contents
Musa Qazimi (1864-1915) ishte udhëheqës i rebelëve shqiptarë turkofilë.[1] Ai ishte fillimisht kryetar i bashkisë Tiranë (1904-1908), pastaj myfti (1908-1913), dhe në fund prefekti i Tiranës (1913-1914). Në periudhën e trazuar pas shpalljes së pavarësisë nga Perandoria Osmane, ai ishte në fillim mbështetës i xhonturqve, pastaj i Esat Pashës. Pasi u ftoh me Esat Pashën, ai dezertoi dhe u bë lider në kryengritjen sektare, reaksionare[2] dhe pro-osmane kundër autoriteteve të shtetit të ri shqiptar. Ndërsa kreu zyrtar i lëvizjes ishte Haxhi Qamili dhe kreu i forcave të armatosura ishte Mustafa Ndroqi, Qazimi konsiderohet frymëzuesi ideologjik i lëvizjes,[1] dhe "udhëheqësi real" i rebelimit.[3] Pasi rebelimi u shtyp nga një aleancë e përbërë nga katolikët nga Mirdita, rezistenca lokale rezistencës, shqiptarët e Kosovës të udhëhequr nga Isa Boletini dhe disa vullnetarë të huaj, kryesisht nga Rumania, ai u shpall fajtor për orkestrimin e masakrës që kishte ndodhur ndaj mbështetësve të lëvizjes kombëtare shqiptare, si dhe bektashinjve dhe të krishterëve. Qazimi u ekzekutua më 7 korrik 1915.[4]
Jeta e hershme
Musa Qazimi u lind në vitin 1864, në Tiranë.[4] Pasi përfundoi shkollën fetare, studioi në një medrese deri në moshën 28 vjeç, kur diplomoi. Më pas u bë mësues.[4]
Karriera në politikë
Në vitin 1904, u zgjodh kryetar i bashkisë së Tiranës, post që e mbajti deri në vitin 1908. Atë vit u bë myfti i Tiranës.[4]
Në vitin 1912, Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane. Në këtë kohë, Qazimi ishte përkrahës i Turqve të Rinj[1] të cilët synonin ta rikthenin Shqipërinë nën Perandorinë Osmane.[3]
Aleanca me Esat Pashë Toptanin
Pas pavarësisë së Shqipërisë, disa pronarë të mëdhenj tokash, së bashku me disa klerikë myslimanë si Musa Qazimi, i mbetën besnik Perandorisë Osmane dhe kishin frikë për humbjen e statusit të tyre të privilegjuar pas nënshkrimit të Traktatit të Londrës. Ata ruanin kontakte të ngushta me qeverinë Xhonturke në Stamboll, e cila ende shpresonte të rivendoste sovranitetin osman mbi Shqipërinë. Xhonturqit dërguan agjentë për të nxitur frikën e tyre, me qëllim që të rikthenin Shqipërinë prapë nën Perandorinë Osmane.[3][5]
Ata gjetën një aleat tek Esat Pashë Toptani, pinjoll i familjes Toptani. Serbia ishte dakord për të mbështetur qeverinë e Esat Pashës financiarisht, madje edhe ushtarakisht nëse ishte e nevojshme. Në këmbim, Esat Pasha ra dakord për të neutralizuar një grup të madh prej rreth 20.000 kaçakëve shqiptarë të udhëhequr nga Isa Boletini,[6] dhe për të ndihmuar Serbinë të fitojnë një pjesë të zonave bregdetare në veri të Drinit të Zi.[7]
Qazimi simpatizonte fuqishëm Esat Pashën dhe dëshirën e tij për një princ mysliman në Shqipëri, prandaj ai u bë aleat i franksionit të Esat Pashës.[3] Kur Esat Pashë Toptani mori Tiranën, ai largoi prefektin e mëparshëm Refik Toptanin dhe vendosi Musa Qazimin në vendin e tij.[4]
Megjithatë, kur Esat Pasha u afrua me princin "kaurr" Vilhelm Vid, ai humbi mbështetjen e klerikëve myslimanë dhe klasës së pronarëve të tokave[3]; kurse Musa Qazimi u armiqësua me të.[4] Esat Pasha luajti një rol të rëndësishëm në përgatitjen psikologjike të kryengritjes së ardhme ku Musa Qazimi do të luante një rol shumë të rëndësishëm.[3]
Roli në kryengritjen e Haxhi Qamilit
Dezertimi
Më 17 Maj 1914,[4] një kryengritje shpërtheu në një fshat në afërsi të Tiranës, e udhëhequr nga kleriku karizmatik Haxhi Qamili dhe një grup klerikësh myslimanë. Rebelët luftonin nën flamurin osman dhe kundërshtonin sundimin e Princ Vidit, i cili ishte i krishterë dhe i huaj. Ata e kundërshtuan shkëputjen e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Motoja e rebelëve ishte "Duam, e duam Babën-- Turqinë!".[8] Ata ngritën flamurin e Perandorisë Osmane dhe vunë turqishten osmane si gjuhë kombëtare.[2]
Kur kryengritësit hynë në Tiranë, Musa Qazimi u bashkua me ta dhe e ngriti flamurin turk mbi qytet. Qazimi u bashkua me kryengritësit dhe publikisht kërkoi heqjen e princit Vid nga froni.[4]
Trajektore
Më 3 qershor, pas marrjes së Shijakut, rebelët u mblodhën dhe zgjodhën udhëheqës të lëvizjes pronarin e tokave Mustafa Ndroqi dhe klerikun Haxhi Qamili; megjithatë, prapa skenave Musa Qazimi kishte më së shumti pushtet. Ata pastaj sulmuan Durrësin. Princi Vid kërkoi ndihmë nga çdokush që mund ta ofronte atë; megjithatë, forcat në Jug të Shqipërisë ishin të zëna duke u rezistuar përpjekjeve greke për aneksimin e jugut, kështu ndihma mund të vinte vetëm nga Durrësi dhe veriu. Qytetarët e Durrësit morën armët për të mbrojtur qytetin, të përforcuar nga një numër i madh i kosovarëve të udhëhequr nga Isa Boletini dhe Bajram Curri si dhe një numër i madh i mirditasve të udhëhequr nga Prenk Bib Doda. Luftimet në qytetin e Durrësit ishin kryesisht pa rezultat, dhe pati humbje të konsiderueshme në të dyja anët. Vidi u përpoq të bënte një marrëveshje me rebelët, të udhëhequr nga Qazimi, Ndroqi dhe Qamili, por ata refuzuan të gjitha ofertat, duke thënë se ata do të njihnin vetëm legjitimitetin e një princi mysliman nën sovranitetin e sulltanit osman.[3]
Të frustruar nga paaftësia e tyre për të marrë Durrësin, rebelët e Musa Qazimit u tërhoqën, dhe u përqendruan në zonat përreth Shqipërisë Qendrore. Më 23 qershor, rebelët morën Elbasanin përkundër rezistencës lokale, kurse gjatë verës ranë në duart e tyre sipas radhës: Lushnja, Berati, Fieri dhe Pogradeci. Duke parë shansin e tyre, forcat greke pushtuan krahinat e Përmetit, Korçës dhe Tepelenës. Vorioepirotët grekë u takuan me Haxhi Qamilin në Pogradec, ku arritën një marrëveshje për luftën kundër armikut të përbashkët.[3]
Më 3 shtator Princ Vid iku nga vendi, dhe dy ditë më vonë, rebelët morën Durrësin.[3] Më 5 shtator 1914, Musa Qazimi personalisht hyri në Pallatin Mbretëror dhe ngriti atje flamurin osman.[4] Rebelët krijuan "Këshillin e Përgjithshëm" me Mustafa Ndroqin si president. Vendimi i tyre i parë ishte dërgimi i një mesazhi në Stamboll për t'i kërkuar Sulltanit bashkimin e Shqipërisë me Turqinë ose dërgimin e një princi mysliman të varur prej tij. Më pas, një komision i ri turk erdhi nga Stambolli për të drejtuar forcat rebele në përputhje me politikën turke.[3]
Vrasje të mbikëqyrura si drejtues i "forcave disiplinore"
Gjatë rebelimit, Musa Qazimi, ishte drejtues i "forcave disiplinore". Ai e përdori këtë pozicion për të bërë kasaphanë në emër të "spastrimit" të "skizmatikëve bektashi".[4] Musa Qazimi thuhet të ketë qenë frymëzim për Haxhi Qamilin.[1]
Viktimat e tjera përveç "skizmatikëve bektashi" ishin të krishterët,[9][8] mësuesit nacionalistë shqiptarë që kishin mësuar duke përdorur alfabetin latin,[8] madje edhe klerikët myslimanë të cilët mbështesnin kombin shqiptar.[10]
Një njeri i famshëm i cili ishte sulmuar nga rebelët e Musa Qazimit ishte Babe Dud Karbunara, një mësues në Berat në shkollat ilegale shqiptare gjatë sundimit osman, një lider gjatë kryengritjeve të mëhershme shqiptare kundër sundimit osman dhe delegat në Kuvendin e Vlorës.[11] Kur rebelët e Qazimit morën Beratin, Musa Qazimi urdhëroi ta kapnin Karbunarën dhe ta poshtëronin duke e zvarritur atë nëpër rrugë, me duar dhe këmbë të lidhura me zinxhirë.[12] Me urdhër të Musa Qazimit rebelët e tij e rrahën Babe Dud Karbunarën para një turme të qytetarëve të Beratit dhe i shkulën mjekrën. Musa Qazimi pyeti Karbunarën, "Çfarë je ti osmanlli apo shqiptar?" dhe Karbunara u përgjigj "Me ç’gjuhë po më flet, jam shqiptar sikundër je edhe ti"[12]
Rënia
Nuk shkoi gjatë dhe rebelimi proturk u shtyp nga forcat e kombinuara të qeverisë shqiptare, luftëtarëve kosovarë nën komandën e Isa Boletinit, mirditasve dhe mercenarëve rumunë. Drejtuesit e rebelimit, duke përfshirë Musa Qazimi, u gjykuan dhe u shpallën fajtor për akuza të ndryshme. Musa Qazimi akuzohej për vrasje, për ekzekutimet që i mbikëqyri.[4][13] Më 7 qershor 1915 u ekzekutua pranë shokut Hajdar Hoxha , dhe më vonë u ekzekutua dhe Haxhi Qamili.[4]
Referimet
- ^ a b c d Kristo Frashëri (2008). Historia e qytetërimit shqiptar: nga kohet e lashta deri ne fund të Luftës së Dytë Botërore. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 245.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Jonilda Rrapaj and Klevis Kolasi (2013). "The Curious Case of Albanian Nationalism: the Crooked Line from a Scattered Array of Clans to a Nation-State" (PDF). The Turkish Yearbook of International Relations. Ankara University, Faculty of Political Science. 43: 185–228.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f g h i j Abas Ermenji (janar 14, 2018). "LEVIZJA DUMBABISTE (TURKOMANE) E MUSA QAZIMI, LEVIZJE ANTISHQIPTARE (1914)". Vendi që zë Skënderbeu në historinë e Shqipërisë. Çabej. fq. 369.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ a b c d e f g h i j k l Gazmend Bakiu and Kastriot Dervishi. "Musa QAZIMI -- N/Prefekt i Tiranes 1913-1914". Tirona. Arkivuar nga origjinali më 10 gusht 2018. Marrë më 2 janar 2019.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vickers, Miranda (2006) [1995]. The Albanians: a modern history. London: I.B. Taurus. fq. 82. ISBN 1-86064-541-0. Marrë më janar 8, 2011.
The Young Turks ... still had hopes for restoring Ottoman suzerainty over Albania. They therefore sent agents to encourage insurrection...
{{cite book}}
: Burimi ka parametra të panjohur:|lastn=
,|laydate=
,|separator=
,|nopp=
,|editorn-link=
,|authormask=
,|editorn-last=
,|month=
,|coauthors=
,|editorn-first=
,|authorn-link=
,|laysummary=
,|chapterurl=
,|lastauthoramp=
, dhe|firstn=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Bataković, Dušan (1992). "Albanian Incursions into Serbia". përmbledhur nga Ivan Čolović (red.). The Kosovo Chronicles. Belgrade: Knjižara Plato. ISBN 86-447-0006-5. Marrë më janar 8, 2011.
around 20,000 ethnic Albanians who fled Old Serbia and Macedonia found themselves on Albanian soil, while their leaders Hasan Pristina and Isa Boljetinac sat in the government at Valona. Austro-Hungarian and Italian emissaries and agents, mostly the clergy and teachers, suppressed Essad Pasha's influence and appealed to the ethnic Albanians to rise against the Serbs
{{cite book}}
: Burimi ka parametra të panjohur:|lastn=
,|laydate=
,|separator=
,|nopp=
,|editorn-link=
,|coauthors=
,|editorn-last=
,|authormask=
,|editorn-first=
,|authorn-link=
,|month=
,|laysummary=
,|lastauthoramp=
, dhe|firstn=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Parametri i panjohur|chapterurl=
është injoruar (sugjerohet|chapter-url=
) (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Vickers, Miranda (2006) [1995]. The Albanians: a modern history. London: I.B. Taurus. fq. 82. ISBN 1-86064-541-0. Marrë më janar 8, 2011.
Serbia had come to an understanding with Essad. ...Essad Pasha will be sent money, military plan calls for the complete annihilation ..... of Ismail Kemal, Isa Boletini and their friends,.... to undertake boundary rectification, in accordance with Serbia's wishes, up to the Black Drin.
{{cite book}}
: Burimi ka parametra të panjohur:|lastn=
,|laydate=
,|separator=
,|nopp=
,|editorn-link=
,|authormask=
,|editorn-last=
,|month=
,|coauthors=
,|editorn-first=
,|authorn-link=
,|laysummary=
,|chapterurl=
,|lastauthoramp=
, dhe|firstn=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ a b c "A duhet ndryshuar historia e Kombit tonë?". noa.al. Marrë më 2017-10-29.
- ^ Lulzim Hoxha (tetor 2013). "The Making of Political Rituals in Albanian Society". Academic Journal of Interdisciplinary Studies MCSER Publishing, Rome-Italy. 2 (8): 181. ISSN 2281-3993.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Gazmend Shpuza (1986). Kryengritja fshatare e Shqipërisë së Mesme 1914-1915. Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë. fq. 339.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kraja, Abedin (2012). "Babë Dudë Karbunara, si u masakrua para popullit firmëtari i Pavarësisë". Gazeta Shqiptare Online(Balkanweb). Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2014. Marrë më 13 tetor 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ a b "Babe Dude Karbunara, mesues dhe atdhetar i shquar". Telegraf.Al. maj 5, 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "Forsaken Albania". Tirana Times. gusht 6, 2006.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)