Clinfowiki

The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.

Në biologji, homeostaza është gjendja e qendrueshme e kushteve të mjedisit të brendshëm, fizik, kimik dhe social e ruajtur nga organizmat e gjallë. Ky është kushti i funksionimit optimal të organizmit dhe përfshin shumë veçori, si temperatura trupore dhe ekuilibri i lëngjeve, të cilat ruhen brenda kufijve të paracaktuar (kufijtë homeostatik). Të tjera veçori përfshijnë pH e lëngut jashtëqelizor, përqendrimi i joneve të natriumit, kaliumit dhe kalciumit si dhe niveli i sheqerit në gjak dhe të gjitha këto duhet të rregullohen pavarësisht ndryshimeve në mjedis, dietë ose në niveline e aktivitetit. Secila veçori kontrollohet nga një ose më shumë mekanizma rregullues homeostatik të cilët së bashku bëjnë të mundur vazhdimin e jetës.

Homeostaza shkaktohet nga një rezistencë natyrale e organizmave për të ndryshuar edhe kur ndodhen në kushte optimale dhe ekuilibri ruhet nga shume mekanizma rregullues; mendohet që ky të jetë motivimi kryesor për të gjithë veprimin organik. Të gjithë mekanizmat e kontrollit homeostatik kanë të paktën tre përbërës të ndërvarur për veçorinë që do të rregullohet: një receptor, një qendër kontrolli dhe një efektor. Receptori është përbërësi ndijor i cili monitoron dhe përgjigjet ndaj ndryshimeve të mjedisit, qofshin këto të brendshmë ose të jashtme. Te receptorët përfshihen termoreceptorët dhe mekanoreceptorët. Te qendrat e kontrollit përfshihen qendra e frymëmarrjes dhe sistemi renin-angiotenzin. Një efektor është objektivi në të cilin veprohet për të kthyer mbrapsht gjendjen normale. Në nivelin qelizor te efektorët përfshihen receptorët bërthamor të cilët sjellin ndryshime në shfaqjen e gjeneve përmes sipër-rregullimit ose poshtë-rregullimit dhe veprojnë në mekanizmate e feedback-ut negativ. Një shembull i këtij kontrolli janë acidet biliar në mëlçi.

Disa qendra kontrolli, si sistemi renin-angiotenzin, kontrollojnë më shumë se një veçori. Kur receptori kap një ngacmim ai vepron duke dërguar potenciale veprimi drejt një qendre kontrolli. Qendra e kontrollit vendos kufijtë e mirmbajtjes—kufijtë e sipërm dhe të poshtëm—për veçorinë e dhënë, si për shembull temperaturën. Qendra e kontrollit i përgjigjet sinjalit duke përcaktuar përgjigjen e përshtatshme dhe duke i dërguar sinjale efektorit, i cili mund të jetë një ose më shumë muskuj, një organ ose një gjendër. Kur sinjali merret dhe veprimi është ndërmarrë, feedback-u negativ i jepet receptorit për të ndaluar nevojën e sinjalizimit të mëtejshëm.

Receptori kanabinoid lloji 1 (KB1), i cili ndodhet në neuronin parasinaptik, është një receptor i cili mund të ndalojë çlirimin e neurotransmetuesëve stresues drejt neuronit passinaptik; ai aktivizohet nga endokanabinoidë (EK-të) si anandamidi (N-arakiodoniletanolamid; AEA) dhe 2-arakidonoilglicerol (2-AG) nëpërmjet një procesi të sinjalizimit mbrapsht në të cilin këto përbërje sintetizohen dhe çlirohen nga neuronet passinaptik dhe shkojnë drejt fundit të neuronit për t'u bashkuar me receptorin e KB1 për rregullimin e kalimit të neurotransmetuesëve, kështu për të siguruar homeostazën.

Acidet yndyrore të pangopura të shumfishtë janë lipide derivate të omega-3 (acidi dokosahekzaenoik, ADH dhe acidi eikosapentaenoik, AEP) ose të omega-6 (acidi arakidonik, ARA) të cilët sintetizohen nga fosfolipidet membranor dhe përdoren si pararendës për endokanabionoidët (EK-të) ndërmjetësojnë efekte domethënëse në mirërregullimin përshtatës të homeostazës së trupit.

Etimologjia

Fjala homeostazë rrjedh nga homeo- dhe -stasis, fjalë në latinishten e re nga greqishtja: ὅμοιος homoios, "i ngjashëm" dhe στάσις stasis, "qendron në vend", duke dhënë idenë e "të qendruarit njësoj".

Historia

Koncepti i rregullimit të mjedisit të brendshëm u përshkrua nga fiziologu francez Claude Bernard në vitin 1849 dhe fjala homeostazë u shpik nga Walter Bradford Cannon në vitin 1926. Në vitin 1932 Joseph Barcroft, një fiziolog britanik, ishte i pari i cili tha se funksionimit më të mirë të trurit i nevojitej një mjedis i brendshëm i qendrueshëm. Prandaj për Barcroft-in homeostaza jo vetëm që organizohej nga truri—ajo i shërbente atij. Homeostaza është pothuajse një shprehje specifike për biologjinë e cila i referohet koncepteve të përshkruara nga Bernard-i dhe Cannon-i në lidhje me qëndrueshmërinë e mjedisit të brendshëm në të cilin jetojnë dhe mbijetojnë qelizat e trupit. Koncepti i kibernetikës aplikohet të sistemet teknologjik të kontrollit si termostatet të cilët funksionojnë si mekanizma homeostatik por shpesh përcaktohen më gjerë sesa koncepti i biologjisë për homeostazën.

Vështrim i përgjithshëm

Proceset metabolike te të gjithë organizmat mund të zhvillohen vetëm në mjedise specifik fizik dhe kimik. Kushtet dhe qasja e zhvillimit të proceseve kimike brenda qelizës ose në lëngun jashtëqelizor ndryshojnë me çdo organizëm. Mekanizmat më të njohur homeostatik te njerëzit dhe kafshët e tjera janë ata rregulluesit që mbajnë përbërjen e lëngut jashtëqelizur (ose "mjedisi i brendshëm") të pandryshueshme, veçanërisht në lidhje me temperaturën, pH, osmolaliteti dhe përqendrimet e natriumit, kaliumit, glukozës, dioksidit të karbonit dhe oksigjenit. Por shumë mekanizma të tjerë homeostatik, duke përfshirë shumë aspekte të fiziologjisë së njeriut, kontrollojnë subjekte të tjera të trupit. Kur nivelet e veçorive janë më të lartë ose të ulët sesa duhet, atyre iu vendosen zakonisht parashtesat hiper- dhe hipo- respektivisht si për shembull hipertermia dhe hipotermia ose hipertensioni dhe hipotensioni.

Kontrollimi i veçorive

Temperatura bazë

Glukoza në gjak

Nivelet e hekurit

Rregullimi i hekurit

Rregullimi i bakrit

Nivelet e gazeve në gjak

Përmbajtja e oksigjenit të gjakut

Trysnia e gjakut në arterie

Nivelet e kalciumit

Përqendrimi i natriumit

Përqendrimi i kaliumit

Ekuilibri i lëngjeve

pH i gjakut

Lëngu cerebrospinal

Neurotransmetimi

Sistemi neuroendokrin

Rregullimi i gjeneve

Ekuilibri i energjisë

Rëndësia klinike

Biosfera

Parashikuese

Fusha të tjera

Rreziku

Stresi

Teknologjia

Shoqëria dhe kultura

Referime