The US FDA’s proposed rule on laboratory-developed tests: Impacts on clinical laboratory testing
Contents
Lloji | kompani private |
---|---|
Themeluar në | 11 dhjetor 2015San Francisko | në
Themeluesi | |
Zyrat qendrore | , SHBA |
Njerëzit kyç | |
Fitimet |
|
Total assets |
|
Numri i punëtorëve | 1700 (2024) |
Faqja e internetit | www.openai.com |
OpenAI është një laborator kërkimor amerikan për inteligjencën artificiale (IA), i përbërë nga organizata jofitimprurëse OpenAI Incorporated (OpenAI Inc.) dhe dega e saj fitimprurëse OpenAI Limited Partnership (OpenAI LP). OpenAI merret me kërkime në fushën e inteligjencës artificiale për të përparuar dhe zhvilluar një IA miqësore, që do të sjellë dobi për të gjithë njerëzimin. Misioni i deklaruar i OpenAI-t është të zhvillojë inteligjencë artificiale të përgjithshme "të sigurt dhe të dobishme," të cilën e përkufizon si "sisteme plotësisht autonome që tejkalojnë njerëzit në shumicën e punëve me vlerë ekonomike."
Organizata u themelua në San Francisko më 2015 nga Sam Altman-i, Reid Hoffman-i, Jessica Livingston-i, Elon Musk-u, Ilya Sutskever-i, Peter Thiel-i dhe të tjerë. [1] Musk u largua nga bordi drejtues në vitin 2018, por mbeti një donator i organizatës. Në vitin 2019, Microsoft investoi një miliard dollarë në OpenAI LP-në, ndërsa një investim i dytë me afat shumëvjeçar filloi në janar 2023, me vlerë të raportuar prej 10 miliardë dollarësh.
Puna kërkimore
Hulumtimet e OpenAI zakonisht përqendrohen në të mësuarit përforcues. OpenAI konsiderohet një konkurrent i rëndësishëm i DeepMind. Puna e parë për transformatorin prodhues të para-stërvitur (shkurt. ang. GPT) si një modeli gjuhësor u shkrua nga Alec Radford-i dhe kolegët e tij [2] dhe u publikua si një parapublikim në faqen zyrtare të OpenAI më 11 qershor 2018 [3]. Kjo punë tregoi se si një model gjuhësor prodhues mund të fitojë njohuri të përgjithshme dhe të përpunojë varësi në shkallë të gjerë nëpërmjet para-trajnimit në tekst të vazhdueshëm mbi tematika të larmishme.
GPT-2 u publikua për publikun në nëntor 2019, GPT-3 iu dha ekskluzivisht Microsoft-it në shtator 2020, dhe chatbot-i ChatGPT [4] u lançua në nëntor 2022, duke fituar popullaritet të shpejtë. Në mars 2023, OpenAI njoftoi lançimin e GPT-4. DALL-E [5] është një model transformator që krijon imazhe bazuar në përshkrime tekstuale. Ky model u lançua nga OpenAI në janar 2021. CLIP [6] bën të kundërtën, duke krijuar përshkrime për një imazh. Në vitin 2019 u lançua MuseNet për krijimin e pjesëve muzikore, ndërsa në vitin 2020 Jukebox [7], i cili prodhon muzikë me vokale.
Shiko edhe
Referime
- ^ "OpenAI, the company behind ChatGPT: What all it does, how it started and more". The Times of India (në anglisht). 2023-01-25. ISSN 0971-8257. Marrë më 2024-12-06.
- ^ "Improving Language Understanding by Generative Pre-Training" (PDF) (në anglisht).
- ^ "Improving language understanding with unsupervised learning". openai.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-12-06.
- ^ "Introducing ChatGPT". openai.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-12-06.
- ^ "DALL·E: Creating images from text". openai.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-12-06.
- ^ "CLIP: Connecting text and images". openai.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-12-06.
- ^ "Jukebox". openai.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-12-06.