Laboratory demand management strategies: An overview

Përpunoni lidhje

Monarkia është një formë e qeverisjes në të cilin sovraniteti, i plotë apo nominal, mishërohet në 1 ose 2 individë (monarku ose monarkët).[1]. Format e monarkisë ndryshojnë bazuar në nivelin e autonomisë juridike të monarkut në qeverisje, mënyra e përzgjedhjes së monarkut, dhe kufizimet e paracaktuara për gjatësinë e mandatit të tyre. Kur monarku nuk ka asnjë apo ka pak kufizime ligjore në çështjet shtetërore dhe politike, ajo quhet monarki absolute dhe është një formë e autokracisë. Rastet në të cilat kompetencat e monarkut janë të kufizuara (forma më e zakonshme e monarkisë), atëherë quhet monarki kushtetuese. Në monarkitë trashëguese posti kalon përmes trashëgimisë brenda një grupi të familjes, ndërsa monarkitë zgjedhore përdorin disa sisteme votimi. Ka pasur raste ku termi i mbretërimit të një monarku është i kufizuar në vite fikse, apo i kufizuar deri në realizimin e ndonjë qëllimi. Kështu pra, ka mënyra dhe tradita të ndryshme që e përcaktojnë monarkinë.

Monarkia ishte forma më e përhapur e qeverisjes deri në shekullin e 19. Tani, kjo formë e qeverisjes është shumë pak e përhapur në botë dhe zakonisht është monarki kushtetuese, në të cilën monarku ruan një rol unik ligjor dhe ceremonial, duke ushtruar pushtet politik të kufizuar ose duke mos pasur fare pushtet politik: sipas kushtetutës së shkruar ose të pashkruar. Por ka dhe monarkë që ende ushtrojnë pushtet politik të gjerë, që shkon deri në autokraci. Aktualisht, 44 kombe sovrane në botë kanë monarkët si krerë shteti, 16 prej të cilave janë pjesë e Komonveltit që njohin monarkun britanik si shef shteti. Të gjitha monarkitë evropiane janë kushtetuese, me përjashtim të qytetit të Vatikanit. Monarkët e Kampuçisë, Japonisë dhe Malajzisë “mbretërojnë, por nuk sundojnë” edhe pse ka dallime të konsiderueshme në shkallën e autoritetit të tyre. Gjithashtu ka monarkë që mbretërojnë përmes kompetencave kushtetuese si psh. monarkët në Brunei, Oman, Katar, Arabi Saudite dhe Svaziland.

Etimologjia

Fjala "monark" (latinisht: monarcha) vjen nga fjala greke μονάρχης, monárkhēs (nga μόνος monos, "një, njëjës", dhe ἄρχω árkhō, "për të sunduar" (krahasoni ἄρχων arkhon, "udhëheqës, sundimtar, shef" )) i cili i referohet të paktën një sundimtari absolut. Në përdorimin e tanishëm fjala monarki zakonisht i referohet një sistemi tradicional të shtetit të trashëguar, pasi që monarkitë zgjedhore janë të rralla në ditët e sotme.

Llojet e Monarkive

  • Monarki absolute: ku monarku sundon si një autokrat, me fuqi absolute mbi shtetin dhe qeverinë. Monarku ka të drejtën për të sunduar me dekrete, nxjerr ligje dhe imponon dënime. Monarkitë absolute nuk janë domosdoshmërisht autoritare.
  • Monarki kushtetuese: ku monarku është subjekt i kushtetutës. Monarku shërben si një simbol ceremonial i unitetit kombëtar dhe të vazhdimësisë shtetërore. Monark është formalisht sovran por elektorati, përmes zgjedhjeve është ushtruesi i vërtetë i sovranitetit politik. Monarkët kushtetues kanë pushtet të kufizuar politik, përveç në Japoni, ku kushtetuta nuk garanton asnjë fuqi për Perandorin. Fuqitë tipike monarkike përfshijnë faljen dhe amnestinë për të burgosurit, dhënien e dekoratave dhe çmimeve, si dhe kompetencat e rezervuara, p.sh. të shkarkojë kryeministrin, shpërndarjen apo mosshpërndarjen e parlamentit, si dhe në raste të caktuara kanë të drejtën e vetos për ligje të ndryshme. Ata shpesh kanë gjithashtu privilegjet e paprekshmërisë, imunitetit dhe vendbanimit zyrtar. Fuqitë e monarkut dhe ndikimi i tij në monarkitë kushtetuese, mund të varen dhe nga tradita, precedenti, mendimi popullor dhe ligji.
  • Monarkitë e kufizuara jokushtetuese: Ka raste kur pushteti i monarkut është i kufizuar jo nga kushtetuta, por nga shkaqe të tjera, siç është më i përhapuri: pushteti ushtarak. Raste të tilla kanë ndodhur në Perandorinë Romake. Ndërsa në mbretëritë helene, mbretërit shpesh zgjedheshin nga ushtria. Raste të tjera kur pushteti ishte në dorën e ndonjë ushtaraku, ndërsa monarku ishte kukull kanë ndodhur në Tajlandën moderne, Japoninë Mesjetare dhe Italinë Fashiste. Raste të ngjajshme kanë ndodhur kohë pas kohe edhe në Greqi dhe Rumani. Ndërsa në Spanjën e sunduar nga diktatori Francisko Franko, Spanja ishte zyrtarisht monarki, edhe pse nuk kishte asnjë monark në fron. Pas vdekjes së tij, Franko u pasua si kryetar shteti nga ana e trashëgimtarit të familjes Bourbon, Huan Karlosit të Parë, i cili e bëri Spanjën shtet demokratik me monarki kushtetuese.

Monarkitë në Botë

Monarki ne bote eshte Mbreteria e Bashkruar.



  1. ^ Stuart Berg Flexure and Lenore Carry Hack, editors, Random House Unabridged Dictionary, 2nd Ed., Random House, Neë York (1993)