Type a search term to find related articles by LIMS subject matter experts gathered from the most trusted and dynamic collaboration tools in the laboratory informatics industry.
Vangelis | |
---|---|
Background information | |
Emri i lindjes | Evangelos Odysseas Papathanassiou |
Lindi | 29 mars 1943 |
Origjina | Volos, Greqi |
Vdiq | Gabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti |
Zhanret | Muzikë elektronike Muzikë instrumentale New Age Progressive rock Muzikë klasike |
Instrument(et) | Sintisajzer, tastierë, piano, bateri |
Vitet aktik | 1961 — prezent |
Labeli | RCA Records, Atlantic Records, Sony Music, Warner Bros. Records, Polydor, Charly Records Ltd. |
Evangjelos Odhiseas Papathanasiu (greqisht: Ευάγγελος Οδυσσέας Παπαθανασίου; 29 mars 1943 – 17 maj 2022) ishte kompozitor grek i zhanreve electronic, progressive, New Age, neo-classical dhe jazz, i cili njihej me emrin artistik Vangelis. Ai ishte më së shumti i njohur si kompozitori për filmat Chariots of Fire, Blade Runner, dhe 1492: Conquest of Paradise.
Vangelis e filloi karrierën e tij profesionale pas bashkëpunimeve me disa bende të viteve 1960 si The Formynx dhe Aphrodite's Child, albumi i të cilëve (666) do të njihet si album "klasik" i zhanrit psychedelic. Në vitet 1970, Vangelis formoi një bashkëpunim muzikor me Jon Anderson, vokalistin e bendit Yes, dhe së bashkë lansuan disa albume nën emrin Jon & Vangelis. Në fund të viteve 1970, Vangelis kompozoi muzikë për filma dhe dokumentarë, suksesi i të cilave e shtyri atë në sytë e shumë regjisorëve të njohur. Në vitin 1981, ai kompozoi muzikën për filmin Chariots of Fire, i cili fitoi Oscar. Kënga "Titles" fitoi shpërblimin Academy Award for Best Original Music Score dhe e arriti pozitën #1 në Billboard të Amerikës.
Me një karrierë që përfshinë më shumë se 47 vite, me mbi 40 albume, Vangelis konsiderohet nga kritikët e muzikës si një ndër figurat më të rëndësishme në historinë e muzikës elektronike.