Type a search term to find related articles by LIMS subject matter experts gathered from the most trusted and dynamic collaboration tools in the laboratory informatics industry.
Sinagoga (greqisht: συναγωγή, arabisht: كنيس Kenis) fjala "Sinagoga" në gjuhën e hebrenjve do të thotë "Kuvend" apo "Megjlis". Ky tempull i shenjt për hebrenjtë nuk është vetëm një kult religjioz, por edhe vatër e edukimit dhe kultivimit të jetës shoqërore dhe politik të këtij populli në përgjithësi. Në një sinagogë të madhe, ku do të shumë njerëz, lutjet janë mbajtur tri herë në ditë në mëngjes pasdite, dhe në mbrëmje, gjatë ditëve të javës, të shtunave dhe festat. Nëse një sinagogë e vogël dhe është vizituar nga vizitorët pak - të paktën atëherë në Sinagogë, besimtarët zakonisht takohen në mbrëmjen e së premtes për ta shënuar fillimin e Shabatit dhe në mëngjesin e së shtunës.
Sinagoga si një kult fetar, ka formën e katërkëndëshit. Në pjesën e përballmë nga hyrja është oltari në të cilin gjendet ARKA me shkrimet e shenjta, e cila është e kthyer kah Jerusalemi. Në tri pjesët tjera përreth oltarit ku është vendos Arka e shenjt, janë karriget dhe bankat për besimtarët, të cilët sa qëndrojnë në brendi të Sinagogës dhe i kryejnë ritet tradicionale fetare, patjetër në kokë mbajnë kapela karakteristike ovale si dhe shallin e bardhë të hedhur rreth krahëve. Kështu veprojnë besimtarët meshkuj, ndërsa besimtaret femra i mbulojnë vetëm kokën dhe nuk kanë shall rreth krahëve. Në jehudizmin ortodoksal, femrat në Sinagogë janë të ndara nga meshkujt. Ritet fetare në Sinagoga udhëhiqen nga Rabini, prijësi apo mësuesi shpirtëror fetar.