Type a search term to find related articles by LIMS subject matter experts gathered from the most trusted and dynamic collaboration tools in the laboratory informatics industry.
Shahnameja (Persisht: شاهنامه Stampa:IPA-fa, "Libri i Mbretërve"), është një poemë e gjatë epike e shkruar nga vjershëtari pers Firdeusi mes viteve 977 dhe 1010. Është eposi kombëtar i Iranit të Madh. Shahnameja është poema epike më e gjatë e shkruar prej një vjershëtari të vetëm, dhe përbëhet gjithsej nga rreth 50,000 "distikë" ose kupletë (dy vargje çifte).[1] E rrëfen kryesisht të shkuarën mitologjike, e deri diku edhe atë historike, të Persisë, nga krijimi i botës e deri te pushtimi islamik në shekullin VII. Irani i sotëm, Azerbajxhani, Afganistani dhe tërë rajoni i ndikuar nga kultura persiane (si Gjeorgjia, Armenia, Turqia dhe në Dagestani) e çmojnë këtë ep kombëtar.
Firdeusi filloi Shahnamenë në vitin 977 dhe e përfundoi më 8 mars 1010.[2] Shahnameja është monument i poezisë dhe historiografisë,duke qenë kryesisht paraqitje poetike e asaj që Firdeusi, paraardhësit dhe bashkëkohësit e tij e konsideronin si historia e lashtë të Iranit. Shumë përshkrime të tilla të historisë së Iranit ekzistonin në prozë, për shembul Shahnameja e Ebu Mensurit.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
the poet refers... to the date of the Šāh-nāma's completion as the day of Ard (i.e., 25th) of Esfand in the year 378 Š. (400 Lunar)/8 March 1010
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)