Knowledge Base Wiki

Search for LIMS content across all our Wiki Knowledge Bases.

Type a search term to find related articles by LIMS subject matter experts gathered from the most trusted and dynamic collaboration tools in the laboratory informatics industry.

Pandispanja (It: pan di Spagna) është përgatitje ushqimore.

Përgatitja

Pandispanja mund të përgatitet në dy mënyra: e ftohtë dhe e ngrohtë. Me mënyrën e parë brumi del më i fryrë, ndërsa me të dytën më i shkrifët.

Mënyra e parë e përgatitjes

Përgatitja e pandispanjës me mënyrën e ftohte bëhet : vezët ndahen veç të verdhat e veç të bardhat. Të verdhat rrihen me sheqer, derisa të zbardhen e të shrkihen kokrrizat e sheqerit. Masa shton vëllimin gati 3 herë. Në të njëjtën kohë mundësisht në vend të freskët (rrahja bëhet e shpejtë) rrihen të bardhat e vezëve në enë bakri të kallajisur, porcelani ose plastmasi. Në fund të rrahjes, kur është krijuar një shkumë e qëndrueshme masa fillon sikur të pritet, shtohet një sasi e vogël sheqer pudër ose sheqer, i cili e përmirëson strukturën e masës. Rrahja ndërpritet kur të bardhat e vezëve shtojnë vëllimin e tyre 4-5 herë. Në rast se të bardhat e vezëve nuk janë rrahur mirë, atëherë në to krijohen flluska të mëdha ajri, të cilat gjatë përzierjes plasin dhe brumi bëhet i ngjeshur. Në të verdhat e vezëve të rrahura me sheqer hidhen të bardhat (1/3 e sasisë) pastaj duke e përzier lehtë hidhet mielli, në fund pjesa tjetër e të bardhave. E gjithë kjo masë përzihet lehtë me kujdes nga poshtë-lart që të mos ulet. Brumi i gatshëm hidhet në tavën e lyer me yndyrë e të pudrosur me miell dhe pieqet për 25-30 minuta. Gjatë pjekjes kapaku i tavës nuk duhet të hapet të paktën 15-20 min e para, pasi ëmbëlsira ulet.

Mënyra e dytë e përgatitjes

Përgatitja me mënyrën e nxehtë : vezët bashkë me sheqerin hidhen në enë me fund sferik. Tenxherja vihet në anë të sobës ose futet në tenxhere më të madhe me ujë të nxehtë. Këtu ato rrihen duke i ngrohur deri në temperaturën e qumështit kur e zëmë kos. Hiqet nga soba ose banja me ujë dhe duke vazhduar rrahjen masa ftohet deri në temperaturën e dhomës sepse po të jetë e ngrohtë, përzierja nuk bëhet e mirë dhe pandispanja del e ngjeshur.

Pastaj përzihet me miellin dhe hidhet në tavën e lyer me yndyrë dhe të pudrosur me miell. Tava nuk mbushet plot, por në 3/4 e lartësisë pasi gjatë pjekjes brumi rrit vëllimin dhe derdhet. Sipërfaqja e brumit sheshohet me thikë dhe piqet për 25-30 min. Pas pjekjes lihet të ftohet, pastaj përvëlohet me shurup ose në qoftë se do të përdoret për tortë lihet e thatë.

Mënyrë tjetër e pandispanjës kosovare

Marrim 5 vezë, ndajmë të bardhat nga të verdha, të verdhat përzihen mirë deri sa të behet masa homogjene, i shtojmë të verdhat e vezës, përziejmë ende, pastaj shtojmë 1 peci vë, arra të bluara, keksa të bluar, miell sipas nevoje, përzihen të gjitha në një grumbull, dhe vendoset në furrë për pjekje, herë pas here mund ta shikosh se si po shkon procedura e pjekjes, sipas pjekjes ju mund te shihni vet se sa po zgjat ajo ne furre, hiqet nga furra dhe rrotullojmë në anën e kundërt, e presim në dy pjesë pastaj e lyejmë me çfarë të dëshirojmë. Kjo është sipas shijes se personit.