Knowledge Base Wiki

Search for LIMS content across all our Wiki Knowledge Bases.

Type a search term to find related articles by LIMS subject matter experts gathered from the most trusted and dynamic collaboration tools in the laboratory informatics industry.

Përpunoni lidhje
Nelson Mandela (1993)

Nelson Mandela (Rolihlahla Dalibhunga Mandela) Nelson Mandela lindi më 18 korrik 1918.Ishte president i Afrikës Jugore dhe luftëtar i lirisë, i cili luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej zezakëve në Afrikë, posaçërisht në Afrikën Jugore. Ai studioi juridikun. Shumë vite të jetës së tij ai i kaloi nepër burgje.Filimisht Mandela zgjodhi rrugën paqësore për qëllimet e tij dhe të shokëve të tij. Në vitin 1956 ai u akuzua për "tradhti të lartë" nga regjimi i atëhershëm, bashkë me 155 shokë të tjerë. Procesi zgjati deri me 1961 dhe të gjithë u liruan. Në vitin 1962 ai u burgos dhe u dënua me 5 vjet heqje lirie. Në vitin 1964 ai u denua me burg të përjetëshëm, sepse kishte planifikuar luftë të armatosur. Në vitin 1985 atij iu afrua mundësia e lirimit, në qoftë se do të pranonte ndalimin e aktivitetit të armatosur, por ai refuzoi. Në vitin 1990 mbas një kampanje të ANC dhe presion ndërkombëtar ai u lirua pa kushte. Në vitin 1993 ai fitoi çmimin Nobel. Kurse në vitin 1994 ai u zgjodh në zgjedhje demokratike, President i Afrikës Jugore dhe me 9 maj ai u zgjodh si presidenti i parë i zi në këtë vend. Në vitin 1999 ai dha dorëheqje dhe ishtë aktiv për organizatat për të drejtat e njeriut.Në vitin 2003 ai kritikoi shumë Toni Blair dhe Georg W. Bush për intervenimin në Irak.Në vitin 2013 më 5 dhjetor, ai ndërron jetë.

Personale

Ishte 4 herë i martuar dhe ka 6 fëmijë. Gruaja e tij e fundit vdiq në 2004. Mandela është i dekoruar me 50 çmime doktori në mbarë botën. Ai u dekorua edhe me çmimin indian civil Bahrat Ratna (1990) me të cilin u dekoruan vetëm dy tjerë të huaj: Nënë Tereza dhe Khan Abdul Ghafarr Khan.

Djali i tij i dytë, Makghato Mandela avokat dhe biznismen, vdiq me 6 janar 2005 në moshën 54 vjeçare nga sëmundja HIV, SIDA.

Lidhje të jashtme