Knowledge Base Wiki

Search for LIMS content across all our Wiki Knowledge Bases.

Type a search term to find related articles by LIMS subject matter experts gathered from the most trusted and dynamic collaboration tools in the laboratory informatics industry.

Përpunoni lidhje
Shenja e AKAH-s

Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane shkurt AKAH, (anglisht: National Aeronautics and Space Administration, NASA) u themelua në vitin 1958, është agjencia përgjegjëse për programe hapësinore publike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fondi i saj vjetor për vitin 2007 kapi shumën prej 16.8 miliardë dollarësh. Ajo është gjithashtu përgjegjëse për kërkime afatgjata aerohapësinore civile dhe ushtarake. AKAH dallohet nga organizata evropiane hapësinore AHE, detyrë e së cilës është vetëm bashkërenditja e projekteve hapësinore në shërbimin civil të studim-kërkimit të hapësirës.

Shtysa e AKAH-s është shprehja latine ad astra per aspera, që do të thotë: tek yjet nëpër vështirësi.

Historia

Gara hapësinore

Me 4 tetor 1957 rusët arritën për herë të parë në historinë e njerëzimit të lëshojnë në gjithësi satelitin e parë, të quajtur "Sputnik". Kjo risi botërore tërhoqi menjeherë edhe vëmendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët nga ana e tyre iu kthyen përpjekjeve të tyre hapsinore që ishte ende foshnjë. Kongresi i SH.B.A-së i alarmuar nga kërcënimi i ndjerë i sigurisë së SH.B.A-së dhe udhëheqja teknologjike (e njohur si Sputnik Shock - Tronditja Sputnikore), nxitoi menjëherë dhe veproi shpejt; presidenti Dwight D. Eisenhower dhe këshilltarët e tij vendosën masa dhe hapa më të matura. Pas disa muaj debatesh u arrit marreveshja se nevoitej një agjensi federale të drejtonte të gjitha veprimtaritë joushtarake në hapësirë.

Me 26 korrik 1958, presidenti Eisenhower (Ajzenhauer) shënoi Aktin Kombëtar Aeronautik dhe Hapsinor (National Aeronautics and Space Act) duke themeluar Administratën Kombëtare Aeronautike dhe Hapsinore (AKAH) - National Aeronautics and Space Administration (NASA).

Programi Apollo

Misione të tjera të mëparshme

E ardhmja e AKAH-s

Misionet fluturuese hapësinore të AKAH-s

Fluturimet hapësinore njerzore

Misionet hapësinore robotike

  • 1973-Pioneer 10 ishte sonda e parë e cila e kaloi rripin e asteroidëve midis marsit dhe Jupiterit.
  • 1976-Viking 1 dhe 2 ishin sondat e para që bënë kërkimin e jetës në mars.
  • 1974-Mariner 10 ishte sonda e parë dhe e vetme që iu afrua Mërkurit.
  • 1986-Giotto ishte sonda e parë që bëri fotografimin e bërthamës së një komete.
  • 1991-Galileo ishte sonda e parë e cila bëri fotografi të afërta të asteroidit Gaspra.

Lista e administratorëve të AKAH-s

  • T. Keith Glennan (1958–1961)
  • James E. Webb (1961–1968)
  • Thomas O. Paine (1969–1970)
  • James C. Fletcher (1971–1977)
  • Robert A. Frosch (1977–1981)
  • James M. Beggs (1981–1985)
  • James C. Fletcher (1986–1989)
  • Richard H. Truly (1989–1992)
  • Daniel S. Goldin (1992–2001)
  • Sean O'Keefe (2001–2005)
  • Michael D. Griffin (2005–2009)
  • Charles Bolden (2009–)

Lidhje të jashtme

Shiko edhe

Referimet