Knowledge Base Wiki

Search for LIMS content across all our Wiki Knowledge Bases.

Type a search term to find related articles by LIMS subject matter experts gathered from the most trusted and dynamic collaboration tools in the laboratory informatics industry.

Përpunoni lidhje
Shkalla e inflacionit nëpër botë (2019).

Inflacioni është një term që tregon rritjen e përgjithshme të ofertës monetare (parasë) në një ekonomi të caktuar në një periudhë të caktuar.[1] Një nga efektet që mund të shoqërojë inflacionin (dhe që shpesh ngatërrohet me të) është edhe rritja e çmimeve të të mirave dhe shërbimeve. Fenomen i kundërt në efekt është deflacioni.

Norma e inflacionit

Me inflacioni do të kuptojmë rritjen e vazhdueshme te nivelit te përgjithshëm te çmimeve.(Zhvleresimi i monedhes kur me nje sasi te caktuar monedhash blihen me pak prodhime se sa perpara zhvleresimit. Ky fenomen quhet inflacion).

Inflacioni dhe tepria e monedhës

«Inflacion do të thotë rritje e sasisë të parasë e kartëmonedhave në qarkullim dhe e sasisë së depozitave bankare subjekt kontrolli. Por sot përdoret termi "inflacion" për t'iu referuar fenomenit që është një pasojë e pashmangshme e inflacionit, prirja e rritjes së të gjitha çmimeve dhe rrogave. Rezultati i këtij konfuzioni të pafalshëm është se nuk më një term për të treguar shkakun e kësaj rritje çmimesh dhe rrogash. Nuk ka më asnjë fjalë për të treguar fenomenin që, derimëtani, ka qenë emërtuar inflacion. Si pasojë asnjë nuk shqetësohet për inflacionin në kuptimin tradicional të termit.» Ludwig von Mises

Sipas shkollës Austriake të ekonomisë termi "inflacion" nuk do të thotë rritje e përgjithshme e çmimeve, por rritje e masës monetare në qarkullim në treg. Sipas ekonomistëve të shkollës autriake - një minorancë sot në qarqet ekonomike - rritja e çmimeve është vetëm një nga pasojat e inflacionit monetar, që do të thotë ai proces i krijuar nga një politikë monetare ekspansioniste (zgjeruese) e bankës qendrore, nëpërmjet të cilës më shumë para në qarkullim bën që monedha të humbasi vlerë, duke krijuar në mënyrë të pashmangshme edhe një rritje të çmimeve. Duke ndjekur këtë arsyetim rritja e çmimeve në zonën euro dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kuptohet fare mirë si një pasojë natyrore e rritjes së agregateve monetare, në mënyrë të veçantë e indikatorit M3.

Duke u nisur nga të tilla baza shkolla Austriake e ekonomisë kritikon sistemin aktual monetar që bazohet mbi monedhën ligjore (fiat money) duke folur edhe për mashtrim, duke qenë se e dorëzon të drejtën e inflacionimit të monedhës sipas dëshirës, në duart e bankave qendore, duke krijuar humbje të fuqisë blerëse, rritje të çmimeve, dhe ciklet ekonomike. Në kundërshti me sistemin aktual, ekonomistët e shkollës Austriake propozojnë rikthimin në një sistem monedhe-mall, si për shembull, një sistem të bazuar mbi floririn, apo një sistem ku çdo banke apo end financiar të jetë i lirë të emetojë në mënyrë provate valutën e vet në konkurrencëë me instiitute apo entitet të tjera financiare, siç edhe ka shkruar ekonomisti Friedrich Hayek, fitues i çmimit Nobel në Ekonomi.

Llojet e inflacionit

Në përgjithësi në teoritë ekonomike inflacioni klasifikohet në tre kategori:

Inflacioni i moderuar

Inflacioni i moderuar (permbajtur) - kjo shkallë e inflacionit eshte e ulet; zakonisht norma e saj sillet nga 1-10%.

Hiperinflacioni

Hiperinflacioni eshte nje virus vdekjeprures per ekonomin e nje vendi dhe ndodh atehere kur niveli i cmimeve rritet shume shpesh gati per cdo muaj.

Inflacioni galopant

Inflacioni galopant eshte ai lloj i inflacionit ku behet rritja e nivelit te cmimeve me nje normë 2 apo 3 shifrore (p.sh. 10%-999%).Tek ky lloj i inflacionit besimi tek paraja bie dhe lekundet prandaj njerezit i grumbullojn ne formen e mallerave p.sh. blejn shtepi,ndertesa apo forma te tjera.

Shiko edhe

Referime dhe shënime

  1. ^ Frank Shostak. "Defining Inflation", Mises Institute, 2002-06-03