Search for LIMS content across all our Wiki Knowledge Bases.
Type a search term to find related articles by LIMS subject matter experts gathered from the most trusted and dynamic collaboration tools in the laboratory informatics industry.
Harduer përfshin çdo pajisje që është e lidhur në kompjuterin dhe që kontrollohet nga mikroprocesori. Kjo përfshin pajisjen që është lidhur në kompjuterin kur ai u prodhua, si edhe pajisjen periferike e cila shtohet pastaj.
Pajisjet mund të lidhen në kompjuterin në disa mënyra të ndryshme. Disa pajisje, si përshtatësit e rrjetit dhe kartat e zërit, janë lidhur në çarjet e zgjerimit brenda kompjuterit. Pajisjet e tjera, si printerët dhe skanerët, janë lidhur në porta jashtë kompjuterit.
Që një pajisje të punojë si duhet me Windows, në kompjuter duhet të instalohet softueri i njohur si drejtues i paisjes. Çdo pajisje mbështetet nga një ose më shumë drejtues pajisjesh, të cilat janë furnizuar në mënyrë tipike nga prodhuesi i pajisjes. Disa drejtues pajisjesh përfshihen me Windows-in. Kjo do të thotë që Windows-i mund ta zbulojë atë automatikisht dhe të instalojë drejtuesit e duhur të pajisjeve.
Nëse pajisja nuk është instaluar nga Windows-i, eksperti për gjetjen e harduerit të ri do të shfaqet dhe do të të pyesë për të ndërfutur ndonjë disk kompakt ose ndonjë disketë të siguruar bashkë me pajisjen.
Pjesët Hardware të brendshme
ROM (Read Only Memory) - Memoria vetëm për lexim e cila nuk fshihet asnjëherë por ngel ashtu si e ka dhënë prodhuesi.
RAM (Random access memory) - Memoria për lexim dhe shkrim e cila aktivizohet me kycjen e kompjuterit dhe është aktive deri sa është aktiv edhe kompjuteri, me çkycjen e kompjuterit kjo memorje fshihet, ndërsa kapaciteti i saj matet me MB (standardi aktual është 2 GB).
HDD (Hard Disku) - Hard disku është njësi hardwerike ku ruhen të dhënat, programet, shenimet e ndryshme etj, thjeshtë paraqet një magazinë të madhe, kapacitete e HDD maten me GB (standardi i tanishëm është 500 GB - 1 TerraBajt).
Procesori - Është pjesa kryesore ku bëhet përpunimi i informatacioneve hyrëse-dalëse dhe ai përcakton kompjuterin se me çfarë kompjuteri kemi të bëjmë, kemi disa lloje procesorësh si p.sh AMD.Cirix, Pentium etj. (Standardi i tanishëm është Intel - DUAL CORE).
Kartela grafike - përcakton pamjen në ekran, kemi disa lloje, kapacteti i matet me KB.MB.GB.etj
Tastatura – E cila përpos si pjesë hardwerike mund të përcaktohet edhe si njesi hyrëse nga ku i japim të dhënat dhe komandat e caktuara ,
Monitori - I cili gjithashtu mund të përcaktohet edhe si pjesë dalëse hardwerike ku i shohim të dhënat e caktuara ,
Floppy disk - flopi disku ose disketa , këtu mund të bëjmë incizimin e shenimeve te caktuara dhe ti marim me vete , kapaciteti standard i disketes është 1.44 MB .
Mouse – I cili zavendeson tastaturën në shume raste dhe lehtëson punën me kompjuter .
Printeri – Njesi e jashtme ku i shohim të dhenat dhe rezultatet e caktuara nga puna e jonë me PC-në.
Mjetet ruajtëse (Disk, Kujtesë rrufe, pajisjet CD-ROM disk, DVD disk, Zip disk, Jaz disk...)
Kartat shtesë ( shtuese ) ( Karta Pamore[grafikes], Karta e Zërit, Karta Rrjetit, TV-karta, ISDN-Karta, USB-Karta...)
Mjetet lexuese (lloje të ndryshme Scaner ose Kërkues ) dhe
Pjesa themelore e ndërtimit t kompjuterit ) siç është pllakëza mëmë (anglisht quhet edhe: mother- apo main-board), Çipi, Procesori dhe Kujtesa kompjuterike.