Type a search term to find related articles by LIMS subject matter experts gathered from the most trusted and dynamic collaboration tools in the laboratory informatics industry.
Balaj në 2016 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Bekim Abdyl Balaj | ||
Datëlindja | Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data | ||
Vendlindja | Reç, Shkodër, Shqipëri | ||
Gjatësia | 1.88 m (6 ft 2 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Sturm Graz | ||
Numri | 9 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2002–2009 | Vllaznia | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2009–2010 | Vllaznia | 38 | (17) |
2010–2011 | Gençlerbirliği | 1 | (0) |
2011–2012 | Tirana | 37 | (16) |
2012–2014 | Sparta Prague | 12 | (3) |
2013–2014 | → Jagiellonia Białystok (huazim) | 31 | (7) |
2014–2015 | Slavia Prague | 13 | (3) |
2015–2016 | Rijeka | 46 | (18) |
2016–2019 | Akhmat Grozny | 61 | (12) |
2019–2021 | Sturm Graz | 57 | (9) |
2021 | Nizhny Novgorod | 15 | (0) |
2022 | Boluspor | 14 | (4) |
2022–2023 | Ankara Keçiörengücü | 14 | (1) |
2023– | Vllaznia | 65 | (28) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2008–2010 | Shqipëria U19 | 6 | (3) |
2010–2012 | Shqipëria U21 | 8 | (3) |
2012–2022 | Shqipëria | 48 | (9) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 30 tetor 2024 |
Bekim Balaj (lindur më 11 janar 1991) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si sulmues me klubin shqiptar Vllaznia.
Balaj e nisi karrierën e tij si futbollist në Shkodër te Vllaznia, duke debutuar si profesionist në moshën 17 vjeç. Gjatë tre sezoneve ai regjistroi 13 gola në 53 ndeshje para se të kalonte në Turqi te Gençlerbirliği. Atje Balaj nuk luajti pothuajse fare duke u rikthyer në Shqipëri për të luajtur me Tiranën, ku sulmuesi la mbresa me performancat e tij, duke u transferuar sërisht jashtë shtetit, këtë herë në Republikën Çeke te Sparta Prague.
Gjatë kohën së tij te Sparta, Balaj u huazua për sezonin 2013–14 te Jagiellonia Białystok në Poloni para se të rikthehej te klubi mëm për sezonin e ardhshëm. Në janar 2015, ai u transferua në Kroaci te Rijeka ku luajti për një sezon e gjysëm. Në periudhën 2016–2019, Balaj luajti me Akhmat Grozny në Rusi para se të transferohej te Sturm Graz në korrik 2019.
Balaj filloi karrierën e tij ndërkombëtare me ekipin nën-19 në vitin 2008, kurse dy vite më vonë luajti edhe me ekipin nën-21. Ai debutoi me kombëtaren e të rriturve në vitin 2012 dhe luajti një rol të rëndësishëm në fushatën e suksesshme kualifikuese të Shqipërisë për UEFA Euro 2016, duke shënuar një gol spektakolar në ndeshjen e parë ndaj Portugalisë. Ai u zgjodh për finalet e turnamentit, duke bërë debutimin në ndeshjen e tretë të grupit A kundër Rumanisë.
Balaj u bashkua me ekipet e moshave të klubit të vendlindjes së tij Vllaznia në moshën 11 vjeç. Ai fillimisht e nisi karrierën si portier për shkak të gjatësisë së tij, duke i thënë trajnerit Astrit Premçi se ishte i aftë për të luajtur në këtë pozicion. Megjithatë, pas disa seancash stërvitore me lojtarin, Premçi zbuloi se lojtari ishte shumë i mirë në lojën me këmbë dhe e vendosi atë si qëndër sulmues.[1]
Balaj ra në sy të disa klubeve evropiane pas performancës së tij pozitive në sezonin 2009–10 me Vllazninë.[2] Në fund ishte klubi turk Gençlerbirliğit që fitoi shërbimet e lojtarit, i cili më 17 qershor 2010 firmosi një kontratë katër-vjeçare. Gençlerbirliğit pagoi 200,000–300,000 € për kartonin e tij.[3] Menaxheri i Balaj Dritan Gjyrezi ishte liçensuar si agjenti i FIFA-s përpara se të bëhej kjo marrëveshje; kjo ishte marrëveshja e tij e parë në karrierë dhe ai shpresonte që të çonte më shumë shqiptarë në Turqi, duke thënë se të dy shtetet kanë marrëdhënje të mira dhe lojtarët shqiptarë që luajnë në Turqi janë shumë të fortë.[4] Balaj pas firmosjes së kontratës do të përfitonte një pagë 150,000 € në vitin e parë dhe 600,000 € duke nisur nga viti i dytë e deri në të pestin.[5]
Në janar 2011, Balaj mori oferta nga Tirana dhe Vllaznia për një rikthim në Shqipëri .[6] Por pasi u takua me donatorin Refik Halili ai firmosi një kontratë dy-vjeçare me klubin kryeqytetas më 20 janar 2011, me vlerë 70,000 € në sezon. Sipas raportimeve Vllaznia i kishte ofruar një rrogë 50,000 € në sezon.[7][8][9]
Balaj bëri debutimin e tij me klubin e ri më 3 shkurt 2011 në një ndeshje në shtëpi kundër Skënderbeut që u mbyll në barazimin 0–0; ai u aktivizua si zëvëndësues në pjesën e dytë në vend të mesfushorit Gilman Lika.[10] Ai shënoi golin e parë me Tiranën në ndeshjen e kthimit të gjysëm-finales së Kupës së Shqipërisë kundër Besës më 6 prill, duke shënuar golin e barazimit që i siguroi ekipit përparimin në finale.[11] Më 15 prill, Balaj regjistroi golin e parë në kampionat në fitoren tenistike 6–1 kundër Elbasanit.[12]
Pavarësisht performancave pozitive dhe kontributit që dha në kupë, trajneri i ri Mišo Krstičević nuk e përfshiu sulmuesin në formacionin titullar për finalen e kupës. Pavarësisht kësaj, ai u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 54të me Tiranën që mposhti Dinamon 4–3 nga gjuajtjet e penalltive; Balaj gaboi në tentativën e tij.[13][14][15]
Balaj shënoi golin e fitores në Superkupën e Shqipërisë 2011 kundër kampionëve të ligës Skënderbeu, në një ndeshje të vonuar dhe të ndërprerë nga një rrëmujë e shkaktuar nga tifozët.[16][17] Goli i tij i parë në kampionat për sezonin 2011–12 erdhi më 17 shtator në javën e dytë kundër Kastriotit në Krujë; Balaj shënoi golin e barazimit të përkohshëm në minutën e 48të me ndeshjen që u mbyll 3–2 në favor të Bardhebluve, që regjistruan fitoren e parë për sezonin 2011–12.[18][19] Gjatë kësaj kohe, media vuri re edhe partneritetin në fushën e lojës midis Balajt dhe Gilman Likës, me të dy lojtarët që kanë lindur në Shkodër.[20] Më 21 shtator, Balaj regjistroi tregolëshin e parë në karrierë në ndeshjen kundër Himarës për raundin e parë të kupës; golat e tij erdhën respektivisht në minutat 36', 52' (me penallti) dhe 67'. Pas tregolëshit, ai u zëvëndësua nga trajneri Julián Rubio për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.[21][22] Pas formës së mirë të shfaqur në fillimin e sezonit, Balaj foli rreth ëndërrës së tij për të luajtur me ekipin kombëtar shqiptar.[23]
Në korrik 2012, Balaj u transferua te Sparta Prague në Republikën Çeke, e cila kishte si trajner Vítězslav Lavička, i cili e parë me vëmëndje lojtarin përpara se të kryej marrëveshja. Lavička e vendosi Balaj në formacionin titullar në një ndeshje miqësore kundër Graffin Vlašim më 17 korrik. Ai e filloi ndeshjen shkëlqyeshëm, duke j'u afruar shumë golit me një goditje me kokë në minutën e 7të dhe më vonë shënoi në minutën e 19të me një goditje të fuqishme jashtë zonës së 18 metrave për t'i dhënë skuadrës avantazhin 3–0. Ai u zëvëndësua në fund të pjesës së parë me Spartën që fitoi ndeshjen me rezultatin 5–0. Pas kësaj miqësore, ai u rikthye në Shqipëri për të prishur kontratën e tij me Tiranën, e cila nuk e linte të lirë pa marrë 100,000 €. Megjithatë, klubi çek i pagoi vetëm gjysmën e shumës së kërkuar për shkak se kontrata e Balajt me kryeqytetasit skadanonte në janar 2013.
Më 4 tetor 2012, Balaj shënoi një gol historik për karrierën e tij në Ligën e Evropës kundër spanjollëve të Athletic Bilbao, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve të këtij kompeticioni që u mbyll me fitoren 3–1.[24]
Më 8 korrik 2013, Balaj u huazua për një sezon te klubi polak Jagiellonia Białystok në Ekstraklasa.
Pasi u rikthye te Sparta Prague pas huazimit një vjeçar te Jagiellonia, Balaj firmosi me klubin tjetër nga Praga Slavia më 10 korrik 2014.[25] Ai firmosi një kontratë dy-vjeçare me mundësi rinovimin.[26] Ai bëri debutimin e tij me klubin në ndeshjen hapëse të sezonit 2014–15 kundër Slovácko, duke shënuar golin e fitores në suksesin 2–1.[27] Më 11 gusht, Balaj shënoi golin e parë në minutën e 17të të ndeshjes kundër Slovan Liberec ku Slavia Prague fitoi me rezultatin 4–1.[28]
Balaj ishte pjesë e ekipit nën-19 për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian 2009, ku ai bëri debutimin e tij kundër Anglisë në Ballymena Showgrounds, ku ai u aktivizua si zëvëndësues në vend të Guido Tepshit me Shqipërinë që humbi 3–0.[29] Ai shënoi golin e parë dhe të vetëm me kombëtaren nën-19 në kualifikuese në humbjen 2–1 kundër Irlandës së Veriut më 13 tetor 2008 në The Oval, Belfast.[30]
Balaj u bë pjesë për herë të parë në kombëtaren e të rriturve në shkurt 2010 për ndeshjen jozyrtare kundër Kosovës, ku ai debutoi dhe shënoi një gol në fitoren 3–2 në Prishtinë.[31] Thirrja e tij e parë zyrtare erdhi në nëntor 2012 nga trajneri Gianni De Biasi për ndeshjen miqësoren kundër Kamerunit.[32] Ai debutoi në këtë ndeshje, duke zëvëndësuar sulmuesin tjetër Edgar Çani për 14 minutat e fundit me Shqipërinë që mori një barazim pa gola.[33]
Ai shënoi golin e tij të parë për Shqipërinë më 7 shtator 2014 kundër Portugalisë në ndeshjen hapëse të kualifikueseve të Euro 2016; ky gol rezultoi të ishte goli i fitores 0–1 për Shqipërinë që mposhti Portugalinë për herë të parë në histori.[34] Goli erdhi në pjesën e dytë falë një krosi në zonë të Odise Roshit nga e djathta, ku Balaj, edhe pse ishte me kurriz, arriti të kthehej dhe të bënte një gjuajtje vollej me të djathtën nga 17 metra duke mposhtur portierin Rui Patrício.[35][36] Ai e përshkroi golin e tij si "gol sulmuesi".[37]
Bekim Balaj ndihmoi për të ndërtuar shtëpi për familjet e ushtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Europa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Vllaznia | 2007–08 | Kategoria Superiore | 1 | 0 | 0 | 0 | — | — | 1 | 0 | ||
2008–09 | 7 | 0 | 5 | 1 | — | — | 12 | 1 | ||||
2009–10 | 30 | 9 | 6 | 3 | 4[a] | 0 | — | 40 | 12 | |||
Gjithsej | 38 | 9 | 11 | 4 | 4 | 0 | — | 53 | 13 | |||
Gençlerbirliği | 2010–11 | Süper Lig | 1 | 0 | 1 | 0 | — | — | 2 | 0 | ||
Tirana | 2010–11 | Kategoria Superiore | 13 | 2 | 4 | 1 | — | — | 17 | 3 | ||
2011–12 | 24 | 13 | 14 | 8 | 2[a] | 0 | — | 40 | 21 | |||
2012–13 | — | — | 2[a] | 0 | 1[b] | 1 | 3 | 1 | ||||
Gjithsej | 37 | 15 | 18 | 9 | 4 | 0 | 1 | 1 | 60 | 25 | ||
Sparta Prague | 2012–13 | Liga e Parë Çeke | 12 | 3 | 3 | 0 | 5[a] | 1 | — | 20 | 4 | |
Jagiellonia | 2013–14 | Ekstraklasa | 31 | 7 | 6 | 2 | — | — | 37 | 9 | ||
Slavia Prague | 2014–15 | Liga e Parë Çeke | 13 | 3 | 0 | 0 | — | — | 13 | 3 | ||
Rijeka | 2014–15 | MAXtv Prva Liga | 15 | 9 | 3 | 1 | — | — | 18 | 10 | ||
2015–16 | 31 | 9 | 4 | 1 | 2[a] | 0 | — | 37 | 10 | |||
Gjithsej | 46 | 18 | 7 | 2 | 2 | 0 | — | 55 | 20 | |||
Akhmat Grozny | 2016–17 | Premier Liga Ruse | 26 | 9 | 1 | 0 | — | — | 27 | 9 | ||
2017–18 | 13 | 0 | 0 | 0 | — | — | 13 | 0 | ||||
2018–19 | 22 | 3 | 2 | 1 | — | — | 24 | 4 | ||||
Gjithsej | 61 | 12 | 3 | 1 | — | — | 64 | 13 | ||||
Sturm Graz | 2019–20 | Bundesliga Austriake | 10 | 4 | 1 | 0 | — | — | 11 | 4 | ||
Gjithsej karriera | 249 | 71 | 50 | 18 | 15 | 1 | 1 | 1 | 315 | 91 |
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Shqipëria | 2012 | 1 | 0 |
2013 | 3 | 0 | |
2014 | 5 | 1 | |
2015 | 3 | 0 | |
2016 | 8 | 2 | |
2017 | 1 | 1 | |
2018 | 9 | 1 | |
2019 | 7 | 2 | |
Gjithsej | 37 | 7 |
# | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 7 shtator 2014 | Estádio Municipal de Aveiro, Aveiro, Portugali | Portugalia | 0–1 | 0–1 | Kualifikueset e UEFA Euro 2016 |