Knowledge Base Wiki

Search for LIMS content across all our Wiki Knowledge Bases.

Type a search term to find related articles by LIMS subject matter experts gathered from the most trusted and dynamic collaboration tools in the laboratory informatics industry.

Anglezët ishin grupe peshkatarësh të fiseve gjermane (familjes gjermane) që jetonin në Saksonin e ulët (tani në Gjermani). Më kalimin e këtyre grupeve në ishullin britanikë për të bërë dallimi në mes të fiseve vendase ata bëhen të njohur me emërtimin anglezë (gjermanishten e vjetër anglen=peshkim; Sachsen=Sakson, peshkatarë saksonë). Me kalimin e kohës këto grupe, të cilëve si duket ju kanë bashkangjitur fise që kishin zbarkuar nga Skandinavia arrijnë të krijojnë kishën e tyre, dhe nga pjesa tjetër e botës (bota mediterane) të llogariten si popull.

Tani ky popull është shtet formues (Anglia) dhe shteti i tyre është në përbërje të mbretërisë së Britanisë së Madhe. Nga pjesa tjetër e botës këta merren si popull dominues i Mbretërisë Britanike. Kisha e tyre është e ndarë nga Papasi.

Pjesëtarët e këtij populli jetojnë në pjesë të ndryshme të botës (më shumë si kolonizator) dhe si fole e tyre është Anglia.

Termi anglezët (në kohërat e kaluara në krahinat shqiptare janë përdorur termet si: inglezi, englezi) është përdorur dhe përdoret shpesh për popullin, e posaçërisht për zyrtarët e ushtarakët britanikë.