Knowledge Base Wiki

Search for LIMS content across all our Wiki Knowledge Bases.

Type a search term to find related articles by LIMS subject matter experts gathered from the most trusted and dynamic collaboration tools in the laboratory informatics industry.

Vegla informatike propaganduese apo Adware (emërtimi i krijuar nga fjalët ang. advertising, (reklamë) dhe software), që përdoret për të treguar veglat e ndryshme informatike të ofruara falas dhe të lira për përdorim të pakufizuar për funksione të ndryshme, gjatë përdorimit të të cilave paraqiten shirita (baner) dhe dritare (Pop-ups) me reklama. Paraqitja e këtyre reklamave është e pa shmangshme edhe përkundër veglave mbrojtëse (Firewall) dhe çelësi i regjistrave të tyre është i dukshëm por nuk mund të ç’lyhet.

Me përdorimin e këtyre veglave bëhet propagandimi i këtyre reklamave në bazë të të cilave bëhet financimi i zhvillimit të veglës informatike që e mundëso atë funksion. Shpesh këto vegla japin edhe një mundësi (opsion) me të cilën mundësohet përdorimi i veglës pa reklamë por me një kundërvlerë, me blerjen e versionit të plotë të veglës.

Kufiri në mes të veglave të tilla të futura, me shtesa dhe të veglave spiunuese (spyware) është vështirë të dallohet nga përdoruesi i zakonshëm. Disa financues të reklamave të këtyre programeve shërbehen me pakë të dhëna mbi përdoruesin mirëpo vetë ekzistenca e të dhënave të lidhura lë të vihet në konkluzione për veti të përdoruesit dhe për këtë arsye bien në kundërshtim me mbrojtjen e të dhënave mbi personat.