Type a search term to find related articles by LIMS subject matter experts gathered from the most trusted and dynamic collaboration tools in the laboratory informatics industry.
Muajt | |
Janari | Korriku |
Shkurti | Gushti |
Marsi | Shtatori |
Prilli | Tetori |
Maji | Nëntori |
Qershori | Dhjetori |
Mbi vitin 1592.
Pas asaj te Gjon Buzukut vjen ajo e priftit arbëreshë Lekë Matrënga -"E Mbsueme Krishtere..." e shkruar në toskërisht dhe e botuar në vitin 1592.
Një zhvillim të madh njohu lëvrimi i gjuhës shqipe në shekullin XVII,nën penën e një
vargu autorësh si: Pjetër Budi,Frank Bardhi dhe Pjetër Bogdani...
Lekë Matrënga Lekë Matrënga, i njohur edhe si Luca Matranga, (1567 në Hora e Arbëreshëvet/Piana degli Albanesi - 1619) ishte një prift
dhe shkrimtar arbëresh nga Siçili, Itali. Lekë Matrënga ishte prift arbëresh nga Piana degli Albanesi, do më thën shqip Hora e Arbëreshëvet, vendi arbëresh më i madh në Sicili dhe të Italisë. Student në Kolegjin e Shën Athanasiusit në Romë dhe Papas greke bizantine të Eparkisë, themeloi në vendin e lindjes shkollë. Libri i tij me emrin E mbsuame e krështerë, shkruar në vitin 1592, përbën dokumentin e parë filologjik të toskërishtes së shkruar dhe të dytin të shqipes, fill pas "Mesharit" të Gjon Buzukut[1]. Matranga përdor për tekstin e tij gjuhën arbëreshe të folur në Piana degli Albanesi, ndryshuar nga disa tipare fonetike, në mënyrë
që të kuptohet edhe nga arbëreshët e kolonive të tjera. Libri përbëhet nga 28 fletë të përkthyera po në gjuhën shqipe.
Me 6 maj bie përvjetori i vdekjes së don Lekë Matrëngës Si sot, më 6 maj të vitit 1619 u nda nga jeta prifti arbëresh don Lekë Matrënga (1576-1619) në Horë të Arbëreshëve. Ai është autori i vjetër arbëresh që njohim deri më sot. Don Lekë Matrënga u lind në Horë të Arbëreshëve në Sicili, pasi kreu studimet filozofike e teologjike në kolegjin e Shën Athanasit në Romë, u kthye në Sicilinë e tij të lindjes, ku shërbeu si prift. Në vitin 1592 përktheu nga italishtja dhe botoi në Romë një katekizëm me titull "E mbesueme e kërshterë" ( Doktrina e Krishterë). Kjo vepër me 28 faqe që ka rëndësi shpirtërore e katekistike për historikun e kishës arbëreshe, kjo vepër përfshin një vjershë me tetë vargje që përbën llojin e parë të vargut të shkruar shqip, si dhe vetë katekizmin: një doracak fetar për doktrinën e krishterë në formë pyetje-përgjigje. Kjo vepër është e rëndësishme edhe për dokumentimin e një faze të vjetër të të folmeve të arbëreshëve të Sicilisë; ajo paraqet interes edhe për vjershën e shkurtër botuar në atë vëllim, dokument i parë e botuar i vjershërimit shqip.