Knowledge Base Wiki

Search for LIMS content across all our Wiki Knowledge Bases.

Type a search term to find related articles by LIMS subject matter experts gathered from the most trusted and dynamic collaboration tools in the laboratory informatics industry.

Shtoni lidhje

Rreth nesh

ZETA, është Qendër për Artin Bashkëkohor, një hapësirë ​​ekspozuese, jo fitimprurëse, e themeluar në vitin 2007, nga Valentina Koça. Me një sipërfaqe prej 150 metrash katrorë, në katin e dytë të një ndërtese rezidenciale dhe tregëtare së bashku, në Rrugën Abdyl Frashëri, në qendër të Tiranës, ZETA funksionon si një vend i pavarur kulturor për qasjet multidisiplinare në artet pamore, duke përfshirë pikturën, skulpturën, fotografinë, videon, instalimin , tingujt dhe performancën.[1]

Gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit ZETA ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në vitalitetin dhe dinamikën e skenës së artit bashkëkohor në Shqipëri, duke filluar me “Vizatimet e Pashfaquna” (2007), një ekspozitë e veprave të paekspozuara më parë të Edi Hilës, krijuar midis viteve 1970 dhe 1989, tek ” Një titull për një krijimtari” (2008) – një përmbledhje e posterave të epokës komuniste, të dizajnuara nga Franc Ashiku – në “Ritëm i pandalshëm” (2008), një ekspozitë me pikturat abstrakte të Ali Osekut (“një artist i cili asnjëherë nuk u pajtua me metoden e realizmin socialist” dhe të cilit shfaqa jo konformiste në publik e çoi atë në burg, gjatë sundimit të Enver Hoxhës), në serinë e punëve satirike, sfiduese, provokative e të guximshme të Lumturi Blloshmit, në ekspozitën e saj ” Një jetë e mrekullueshme” (2009). Përveç kësaj, ZETA ka mbështetur në mënyrë aktive zhvillimin e praktikave të reja artistike duke ofruar mbështetje institucionale për gjeneratën e re të artistëve nga Shqipëria dhe jashtë saj.

Përveç ekspozitave, ZETA gjithashtu organizon programe edukimi, punëtori dhe ngjarje të ndryshme, që pasqyrojnë çështjet e ngutshme social-kulturore të kohës sonë në lidhje me artin vizual. Duke vepruar si një lidhje e praktikave bashkëpunuese mes artistëve dhe kuratorëve, kritikëve, studiuesve dhe profesionistëve të tjerë të artit, ZETA ka zhvilluar partneritete me institucionet lokale, rajonale dhe ndërkombëtare si: T.I.C.A – Instituti i Artit Bashkëkohor Tiranë; Universiteti i Arteve Tiranë; Galeria e Arteve të Shkodrës; Residency Unlimited, New York. Përmes YVAA – Rrjeti i Çmimeve për Artistët e Rinj Vizualë , ZETA ka shërbyer si bashkëorganizatore e Çmimit Ardhje për artistët bashkëkohorë vizualë shqipëtare, nën moshën 35 vjeç. Që nga viti 2018, Çmimi Ardhje organizohet dhe menaxhohet nga ZETA.[2]

  1. ^ "Rreth nesh – Zeta". Marrë më 2024-07-17.
  2. ^ "Rreth nesh – Zeta". Marrë më 2024-07-17.