Infrastructure tools to support an effective radiation oncology learning health system
Contents
Sëmundja është çrregullim i funksioneve trupore, kongenitive, sociale ose shpirtërore, i cili e pengon subjektiv kondicionin dhe mirëqenien dhe ndikon negativ në qenie të gjallë. Sëmundja mund të shikohet si gjendje me procese të çrregulluara biologjike, të cilat dërgojnë te çrregullimet e funksionit dhe të ndërtimit të organizmit.
Sëmundja dhe shëndeti
Sipas definicionit të Organizata Botërore e Shëndetësisë, shëndeti është “gjendja e mirëqenies së plotë fizike, shpirtërore dhe sociale e jo vetëm mungesa e sëmundjes dhe rraskapitja”. Është vështirë të definohet (përkufizohet ç`është shëndeti dhe sëmundja) nocioni i shëndetit dhe i sëmundjes, ndërsa në format kaluese të përkufizohet, meqë shëndetin optimal dhe sëmundjen e shprehur e lidhin në një sërë gjendjesh në të cilat mund të jetë organizmi.
Sëmundja nënkupton çrregullimin e shëndetit në kuptimin e gjerë. Sëmundja në kuptimin më të ngushtë është entitet nosologjik (nga greqishtja nosos =sëmundje) me etiologji dhe patogjenezë të caktuar dhe me dëmtime karakteristike qelizore e indore dhe me pasqyrë klinike. Ky definicion (përcaktim) është i idealizuar, meqë etiologjia dhe patogjeneza e shumë sëmundjeve ende janë të paqarta.
Sistematika
Ndarja sistemike e sëmundjeve është në një zhvillim të vazhdueshëm. Ndarja moderne e sëmundjeve mund bëhet sipas organeve ose kriterieve të diagnozës (MDC, Major Diagnostic Categories). Një ndarje më e saktë mund të bëhet sipas sistemit ICD-10, për sëmundjet onkologjike sipas ICD-O.
Shkaktarët e sëmundjeve
Faktorët e brendshëm (janë faktorë të pandryshueshëm dhe pa ndikim nga jashtë):
- mplakja
- trashëgimi
- çrregullimet embrionale
Faktorët e jashtëm:
- kushtet sociale
- stresi
- faktorët ekologjik
- mikrobet
Këta faktorë janë faktorë që mund të ndryshohen dhe mbi të cilët mund të ndikohet nga jashtë.
Ecuria e sëmundjes
Sipas ecurisë dhe kohëzgjatjes, dallojmë sëmundjet:
- akute - fillojnë shpejtë
- subakute - fillojnë ngadalë
- kronike - kohëzgjatje të gjatë, me muaj dhe vite
- kronike recidive - shfaqen kohë pas kohe
- fulminante - shfaqen dhe zhvillohen shumë shpejtë
Referimet
Lidhje të jashtme
Ky artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |