Infrastructure tools to support an effective radiation oncology learning health system
Contents
Stampa:KUTIAGuatemala Guatemala është një Republikë në Amerikën qendrore që zë një sipërfaqe prej 108 889 km2 e në të cilën në vitin 1976 jetonin 6,26 milion banorë ndërsa tani (2008) sipas CIA World Factbook 12.728.111 banorë. Kryeqytet është qyteti me po ë njëjtin emër Guatemala. Gjuhë zyrtare e republikës është spanjishtja ndërsa monedhë e saj është monedha e quajtur Quetzal me qindarkën e quajtur centavos.
Historia
- Artikulli kryesor Historia e Guatemalës
Politika
- Artikulli kryesor Sistemi shtetror
Sipas kushtetutës së datës 15 qershor 1965 të futur në fuqi më 5 maj 1966, në Guatemalë kryetar shteti dhe qeveritar është presidenti i zgjedhur nga populli me mandat 4 vjeçar pa mundësi zgjatje. Ai këshillohet nga një këshill shtetërorë, qeverisës dhe përfaqësues të shtetit, të përbërë nga 14 anëtarë. Ana legjislative është në duar të Kongresit anëtarët e të cilit janë të dërguar të zgjedhur për dy vite. Të dërguarit e kongresit zgjedhën dy nga secili rreth votues ose nga 100 000 banorë. E drejta dhe njëkohësisht detyrimi për votim është për të gjithë banorët mbi moshën 18 vjeçare që janë të zot për të lexuar dhe shkruar. Kabineti qeverisës përbëhet nga presidenti dhe nga ministrit i emëruar prej presidentit. Sipas kushtetutës, hapësira qeverisëse është ndarë në 22 njësi territoriale të quajtura departamentos e të cilat gjenden nën një qeveritar (guvernator) përkatës.
Stema shtetërore ka një mbishkrim Libertad 15 de Setiembre de 1821 (Liria më 15 shtator 1821). Për urdhër shtetëror ka urdhrin e quajtur Quetzal të nxjerr më 1936 i cili ka 4 klasa.
E drejta civile është ndritur sipas shembullit spanjoll. Përmbledhja e së drejtës civile qytetare dhe përmbledhja e së drejtës civile tregtare është bërë më 1936. E drejta shprehet nga ana e Gjykatës së Lartë si dhe nga niveli i ultë i gjykatës dhe të Appelation-it.
Njësit administrative
- Artikulli kryesor Njësit administrative
Gjeografia
- Artikulli kryesor Gjeografia e Guatemalës
Ana veriore e Guatemalës Petén i takon trojeve valore të rrafshnaltës së quajtur Yucatáns. Ana jugore nga kahu perëndim lindje futet në vargmalet e Amerikës qendrore. Malet e quajtura Kordilleren fillojnë të shtrihen dhe prej tyre në pjesën veriore në vendin e quajtur Altos Cuchumatanas në perëndim arrijnë lartësinë mbi detare prej 3 786 metrave. Pjesa pasuese jugore së bashku me Sierra Madre janë rrafshnaltë e rrahur nga 33 vullkane, dhe në mes tyre ka liqenzë tërheqës. Ky rripë i hollë i bregdetit të oqeanit të qetë, është tokë vullkanore e ujitur mirë me shumë lumenj dhe me reshje të përshtatshme. Në lindje, në mes të Belizës dhe Hondurasit, Guatemala ka hise të vogël në bregdetin karibikë. Lumenjtë kryesorë që përshkojnë trojet e Guatemalës janë Usimacinta (grykos te gjiri i Meksikës) dhe Motagua (te deti karibik). Nga vullkanet e shumta, tre janë po thuaj se gjithnjë aktiv. Tërmetet e fuqishme i godasin rregullisht këto anë, herën e fundit një i tillë kishte goditur më 1976 dhe pas kishte lënë 22 000 të vdekur. Klima është tropikë, koha e reshjeve fillon në maj dhe përfundon në nëntor. Temperaturat mesatare vjetore sillen nga 25 deri 30 gradë celsius.
Ekonomia
- Artikulli kryesor Ekonomia e Guatemalës
Demografia
- Artikulli kryesor Demografia e Guatemalës
Guatemala është vendi i fundit i Amerikës qendrore në të cilën dominonte popullsia indiane. Në vitin 1964 43% e popullsisë ishin indos ndër ta dalloheshin quiché dhe cakchiquel, 57% mestizen (melez) - ladinos. Krahas spanjishtes si gjuhë zyrtare, fliten shumë gjuhë tjera, para se të gjithash dialekte maja. Rritja vjetore e popullsisë është shumë e madhe 2,8% (1960-70), vdekshmëria e foshnjave ndër më të lartat në Amerikën qendrore (1973: 79,15%).
Në anën veriore të quajtur Petén jetojnë 22% e popullsisë së përgjithshme në 1.2% të sipërfaqes së përgjithshme të republikës. Urbanizimi i popullsisë, d.m.th shpërngulja në qytete është shumë e vogël. Kryeqyteti Guatemala, qytet më i madh i Amerikës qendrore është qyteti i vetëm i madh. Pas tij vinë qytete e quajtur Quezaltenango (1973: 66 000), Puerto Barrios (39 000), Mazatenango (38 000) dhe Esquintla (37 200)
Kultura
- Artikulli kryesor Kultura e Guatemalës
* Telekomunikacioni * Transporti * Ushtria * Pushime
Lidhje të jashtme
- Qeveria :
- Kryetari :
- Parlamenti :Congreso de la República-Gobierno de Guatemala
- Ministria :
- Organismo Judicial de Guatemala
- Literatura Guatemalteca
- Popol Vuh
- Miguel Angel Asturias
- Instituto de Sismologia, Vulcanologia, Metereologia E Hidrologia
- Guatemala Institute of Tourism.
- Guatemala nga sateliti
- Maya Spirit – (në Spanjisht)
- The Rose Education Foundation
- Amnesty International Annual Report 2004 – Guatemala
- PhotoGlobi - Guatemala