Histopathology image classification: Highlighting the gap between manual analysis and AI automation

Përpunoni lidhje
Dridhjet termike të një proteine. Amplituda rritet me rritjen e temperaturës.

Temperatura është një madhësi fizike që shpreh në mënyrë sasiore konceptet e nxehtësisë ose të ftohtësisë. Temperatura matet me termometër . Ajo pasqyron energjinë mesatare kinetikeatomeve dridhëse dhe përplasëse që përbëjnë një substancë.

Temperatura është e rëndësishme në të gjitha fushat e shkencës natyrore, duke përfshirë fizikën, kiminë, shkencën e tokës, astronominë, mjekësinë, biologjinë, ekologjinë, shkencën e materialeve, metalurgjinë, inxhinierinë mekanike dhe gjeografinë, si dhe shumicën e aspekteve të jetës së përditshme.

Zeroja absolute, dmth zero kelvin ose −273,15 °C, është pika më e ulët në shkallën e temperaturës termodinamike . Eksperimentalisht, asaj mund ti afrohemi shumë nga afër, por nuk mund ta arrijmë në të vërtetë, siç njihet në ligjin e tretë të termodinamikës . Do të ishte e pamundur të nxirret energji në formë nxehtësie nga një trup në atë temperaturë.

Kur prekim me dorë ndonjë trup, përjetojmë ndjesi të cilën e shprehim si ngrohtë apo ftohtë. Themi se trupi i ngrohtë e ka temperaturën më të lartë se trupi i ftohtë. Ndjesia për ngrohtësinë dhe ftohtësinë është relative. A do të kemi ndjesi për ngrohtësi apo ftohtësi, varet se në ç'gjendje ishte dora që e preku objektin, a ishte e vendosur më parë në akull apo në avujujit? Më saktësisht, dy njerëz japin përfundime të ndryshme për shkallën e ngrohjes së një trupi. Kur prekim trupin metalik dhe atë të drurit, që kanë të njëjtën shkallë ngrohjeje, trupi metalik na bën të duket më i ftohtë se trupi i drurit. Pra njesia e të prekurit nuk është e saktë, prandaj ne përdorim termometër për të matur temperaturën sepse ai është i saktë.

Përkufizimi

Temperatura është madhësi fizike me ndihmën e së cilës matet se për sa një trup shpërputhet nga baraspeshimi termik me trupin tjetër.

Kuptimi dhe matja e temperaturës

Si ta masim nxehtë apo ftohtë? Meqë këto janë ndjesi subjektive ato duhen lidhur me ndonjë dukuri e cila mund të matet. Kjo ndjesi matet me temperaturë dhe përcaktohet me termometër. Gjatë matjes së temperaturës termometri vendoset në kontakt me trupin, temperatura e të cilit dëshirohet të përcaktohet. Për shembull, vendoset termometri me mërkur në gotë me ujë të nxehtë. Shtylla e mërkurit do të zgjerohet deri në një vlerë dhe në termometër lexohen shkallët. Gjatë majtjës janë zbatuar dy dukuri. Së pari është shfrytëzuar vetia e zgjerimit të rregullt të merkurit gjatë temperaturës dhe pastaj baraspeshimi termik ndërmjet ujit dhe merkurit në termometër. Nëse shtylla e merkurit e të njëjtit termometër tregon të njëjtën gjatësi, në baraspeshimin termik, në dy mjedise të ndryshme, thuhet se ato mjedise e kanë të njëjtën temperaturë. Nëse këto mjedise takohen ndërmjet, përsëri thuhet se ata gjenden në baraspeshim termik. Kësisoji fitohet përkufizimi i temperaturës.

Efektet

Shumë procese fizike janë të lidhura me temperaturën; disa prej tyre janë dhënë më poshtë:

Ndryshimi mesatar ditor i temperaturës së trupit të njeriut

Temperatura në trevat shqiptare

Shtrirja e madhe e trevave shqiptare nga bregdeti në brendësi të Gadishullit të Ballkanit dhe në drejtim vertikal kushtëzon ndryshime të dukshme të vlerave të temperaturës te ajrit.

Temperatura mesatare vjetore.

Temperatura mesatare vjetore lëkundet nga 17 grade C (bregdeti jonian) deri në 7 grade C ( lartesia 1200m - Vermosh në veri të Shqipërisë). Në lartësitë më të mëdha të trevave lindore kjo temperaturë është dhe më e ulët.

Muaji më i nxehtë

Muaji më i nxehtë është korriku. Mesatarja e temperaturës për korrikun në zonat e ulëta është mbi 25 gradë C (Sarandë, Kumenicë, etj). Vlerat më të larta të temperaturës kanë arritur rreth 44 grade C (Kuçovë). Në zonat e brendshme dhe të larta temperaturat mesatare arrijnë 13 gradë C (Kodra e Diellit në malin e Sharit ).

Muaji më i ftohtë

Muaji më i ftohtë është janari. Për zonat e ulëta dhe bregdetare, mesatarja e temperaturës për janarin arrin mbi 10 gradë C. Në lartësitë dhe në trevat lindore, në dimër të ftohtë kjo mesatare është mjaft e ulët nën - 3 gradë C . Minimumi më i ulët i temperaturës ka arritur - 29.4 gradë C (Manastir).

Shkalla e Celsiusit

Njësia për matje të temperaturës përcaktohet nga gjendja e termometrit në baraspeshim termik të përzierjes akull me ujë dhe gjendjes së të njëjtit termometër në baraspeshimin me avuj të ujit që valon në shtypje normale. Këto dy pozita të shtyllës së mërkurit shënohen si 0°C dhe 100°C dhe quhen pikat themelore. E qindta pjesë e gjatësisë së shtyllës në mes të pikave themelore quhet shkallë e Celsiusit (1 °C).

Njësit matëse e temperaturës

Njësitë për matjen e temperaturës janë: Kelvin, gradë Farenheit, gradë Celcius dhe gradë Reomir.

Referime

  1. ^ Agency, International Atomic Energy (1974). Thermal discharges at nuclear power stations: their management and environmental impacts: a report prepared by a group of experts as the result of a panel meeting held in Vienna, 23–27 October 1972. International Atomic Energy Agency. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Watkinson, John (2001). The Art of Digital Audio. Taylor & Francis. ISBN 978-0-240-51587-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)