FAIR and interactive data graphics from a scientific knowledge graph
Contents
Lojërat kumarit, sipas ligji konsiderohen lojërat më të cilat pjesëmarrësve u jepet mundësia e fitimit në para, sende apo të drejta me atë që rezultati i fundit i lojës nuk varet nga dija apo mjeshtria e pjesëmarrësit në lojë, por nga rasti apo situata e pasigurtë.[1]
Lojrat e fatit publike të organizuara me qëllime fitimi janë
Kumari
Loja e fatit konsiston ne venien bast te parave ose te te mirave te tjera materiale mbi te ardhmen e suksesshme te nje evenimenti: për tradite kuotat paguhen ne dore (kesh), dhe (ne rast marreveshjesh) pjesa e borxheve eventuale duhet te shlyhet brenda 24 oresh. Ne pergjithesi ky eveniment mund te jete nje loje letrash si pokeri, nje loje ne shoqeri si rouleta, nje loje popullore si ajo me zare ose rregulli ne mberritje për nje gare te caktuar, si ato te vrapimit me kuaj, por si parim i pergjithshem çdo aktivitet qe prezanton dhe perkon me nje mbyllje ose perfundim te pasigurte sjell hapesire për baste ne rezultatin final te evenimentit respektiv dhe keshtu mund te jete objekt i lojes se kumarit.[2]
Nderkohe online, loja e kumarit perparon ne plot kuptimin e fjales: pervec kazinove virtuale ekzistojne site me permbledhje te ketyre te fundit, komunitete lojtaresh e forume diskutimesh dedikuar bastexhinjve te apasionuar. Praktikisht ne çdo vend europian qe e lejon, organizimi i lojes se kumarit kontrollohet nga shteti i cili drejton dhe kufizon firmat private nepermjet taksave te larta ekskluzive deri ne nje fare zone; kjo sepse aktiviteti i menaxhimit te nje kazinoje ose te nje agjencie bastesh është shpeshhere ne kufijte e ilegalitetit dhe pastrues e riciklues parash te “pista”, shkeljesh ligjore, dhe aktivitetesh te tjera te krimit te organizuar, duke bere te detyruar shtimin e kontrollit.
Për eliminimin e problemit disa shtete e ndalojne lojen e kumarit ne territorin e tyre, por kjo sjell lindjen e salloneve te lojerave klandestine te cilat janë shume me pak te kontrollueshme se ato legale dhe burim formash te ndryshme “turizmi” sidomos ne vendet me legjislacion me te thyeshem ne lidhje me problemin ne fjale.
Lojerat e kumarit te kazinove dhe sistemet e kuotave te agjencive te basteve janë organizuar ne menyre te tille për te favorizuar banken, duke garantuar menaxhimin për ligjin e numrave te medha ne raport me numrin e lojtareve. Gjithmone ne lidhje me ligjin e numrave te medhenj, nga ana tjeter e tavolines sa me tepër nje lojtar luan aq me tepër rrezikon te humbase dhe me e sigurte behet humbja perfundimtare. Loja e kumarit mund te kthehet tek disa persona ne nje patalogji te vertete, gjithsesi e diagnostikueshme dhe e kurueshme nepermjet nje psikoterapie te pershtatshme, qe i shtyjne te luajne ne menyre te vazhdueshme për te jetuar me emocionin dhe eksitimin e rrezikut, qe është gjithmone e me i forte sa me tepër te mira materiale gjenden ne loje: megjithese keta persona e dine se si funksionon loja e kumarit vazhdojne te luajne pa u ndalur, pa pare nese po fitojne apo po humbin deri ne momentin qe kuptojne se kane humbur gjithcka cfare mund te luanin. Për kete shume shpesh thuhet qe kush është i semure nga loja e kumarit nuk luan për te fituar por për te humbur.
Ne Itali legjislacioni lejon lojen, bastet dhe llotarite, vetem nese janë te autorizuara nga autoritetet publike. Nje nga menyrat qe loja e kumarit mund te zhvillohet nepër kazino ka te beje me lejen ne lokalitete te vecanta dhe te autorizuara për dicka te tille si: Venecia, Sanremo, Sant – Vincent e Campione d”Italia. Lojerat tipike ne nje kazino jane: rouleta, blackjack, carribean poker, slot machine.
Kumari si patologji
Loja e kumarit patologjike është nje shqetesim për sjelljen qe, edhe nese hyn ne kategorine diagnostike te shqetesimeve te ashtuquajtura fiksuese, ka ne realitet nje lidhje me varesine nga drogat, sa për te hyre ne ate zone te njohur si “varesi pa substanca”. Lojtari patologjik tregon ne fakt rritjen e varesise ne raport me lojen e kumarit, duke shtuar frekuencen e lojerave, kohen e kaluar duke luajtur, shumen e shpenzuar ne perpjekjet për te rikuperuar humbjet, duke investuar me tepër se sa mundesite ekonomike personale dhe lene menjane impenjimet e jetes se perditshme për t’ju dedikuar teresisht l;ojes se kumarit.Duhet thënë që në fillim se nuk egzistojnë shkaqe të përcaktuara veçmas sepse çdo lojtarë ka mendimin dhe arsyet e veta për tu zhytur në lojë (bixhoz, pantë). Konstatohet se një numër i madh dëshiron të tërheqë vëmendjen e tjetrit mbi vete dhe kështu të vëndohet në qendër të vëmendjes. Të tjerët kanë nevojë të vërtetojnë dhe të përjetojnë suksese mahnitëse pasiqë akoma në moshë të fëminisë u edukuan në gjiun e familjes se sukseset janë të vlefshme dhe konsiderohen si të tilla vetëm nëpërmjet të përfitimeve materiale, gjë që këthehet më vonë në "chasing" që do të thotë , në nevojë të pakapërcyeshme për t’u këthyer në lojë me qëllim të fitimit të shumave të humbura dhe shumëfishimit të tyre. Të tjerë paraqesin shenja të nervozës dhe kërkojnë medet. Një tip i tretë profilesh kërkojnë dalje nga një vartësi emotive apo financiare si dhe vend në shoqëri pasiqë ulja në të njejtën tavolinë me të tjerët i bën të mundshëm të jetë i pranuar dhe i barabart, natyrisht poqese ka të holla e kjo çon edhe njëherë drejtë bindjes së gabuar se financat janë mjet për të qenë i akceptuar kahmos. Kategori tjetër janë lojtarët e pangishëm të bixhozit që kërkojnë të ikin nga emocione të turbullta si që janë depresioni dhe shtrembërime të tjera psiqike. Zhytja në lojë tërhjek vëmendjen për një kohë nga mendimet e rënda. Mirëpo loja e përfunduar është edhe përfundim i cytjeve që bëjnë « harrimin » e vuajtjeve dhe kështu tani pason etapa e shprastësirës së tmershme që mund të sjell pasoja tragjike të skajshme shpirtërore.
Pasojat e bixhozit
Vartësia ndaj lojërave të fatit (loto, bastet sportive, casino …) si dhe lojërat me zara et me letra në mënyrë legale apo ilegale, sjellin pasoja të rënda financiare, degjenirim të marëdhënieve familjare e shoqërore, çrregullim të marrëdhënieve profesionale dhe dergjë të ndryshme psiko-fizike. Të fillojmë me rradhë:
Pasojat ekonomike janë njëra nga pësimet e para që i ndjen bixhozxhiu dhe familja e rrethi i tij shoqëror. Ai humb dhe i këthehet sa më shpejt lojës për t’i këthyer paratë e flijuara. I rrasur në borxhe "lufton" t’i këthej ata e kështu zhytet akoma më tepër në lloçin moçalik të komarit andaj i rroket borxheve të reja, fillon të shkrin pasurinë familjare aq sa shet për shuma mizore edhe stolitë dhe trashigiminë e përbashkët. Kur edhe ky "burim" shterret, subjekti kapet pas dallavereve të reja si që janë mashtrimi, vjedhja e grabitje të të gjitha llojeve.
Vartësia sjell gjithashtu tkurje në vetëvete e kjo pjell probleme tjera me familjen dhe të afërmit pasiqë lojtari bëhet gjithënjë e më i padukshëm nga se kohën e kalon në bixhoz e nga kjo fillon nervozizmi. Ai bëhet i padurueshëm dhe shqetësimet rriten e me ta rritet edhe pagjumësia e kjo rrit masën e neurozave. Këtu fillon edhe proçesi i prishjes së marrëdhënieve e personi në vartësi gjindet dhe ndihet i vetmuar e i ngratë. Edhe gjatë lojës, në mes të lojtarëve ai ndihet i vetmuar dhe shpesh të tjerët sikur komplotojnë kundër tij. Rrena dhe moskëthimi i borxheve janë elementi kryesor që bëjnë njerëzit e rrethit të tij t’i largohen masovikisht e kjo, krijon një vetmi tejet të rëndë.
Sa i përket dëmeve në sferën profesionale, ata vijnë nga fakti se komarexhiu kalon kohë të gjatë duke luajtur dhe kështu humb aftësitë prodhuese: ai nuk është më i motivuar të punoj edhe nga shkaku se paga e tij është harxhuar akoma pa e marr, mandej është i raskapitur psiqikisht dhe fizikisht nga mundimi i tepërt gjatë lojës e pra kjo çon detyrimisht në shkatërrim të plotë. Kurr flas për shkatërrim të plotë, mendoj për dergjën që e kaplon bixhozxhiun e vartur dhe vetitë apo vartësitë e tjera që shpesh e ndjekin, si duhani, alkoholi e që së bashku krijojnë favore për sëmundje të ndryshme psiqike dhe fizike.
Nxjerrja
Më lartë, përmenda rastin e përgjigjeve me PO, nga ku lehtë shifet ka apo nuk ka vartësi. Këto pyetje janë vetëm disa nga « dora e parë » që vërtetojnë vartësinë e sigurt, andaj vet personi dhe të afërmit duhet të reagojnë e të kërkojnë ndihmë nga njerez të specializuer duke u nisur nga mjeku konsultant i cili do të merr masat me specialistë e organizma të tjera të specializuara për kësi lloj sëmundjesh. Duhet dijtur qartë se vartësia nga bixhozi është ndër më të ngatëruarat sepse ajo nuk rrezikon drejtpërsedrejti jetën e kështu nuk ka ndonjë element nxitës për të ndërpre. Alkoholi, duhani, drogat kanë ndikim të drejtpërdrejt mbi jetën e njeriut dhe kur subjekti ndjen se i kërcënohet rreziku nga vdekja e parakohshme, në raste dërmuese ai ndërpret konsumimin. Në këtë pikëpamje bixhozi ndërron plotësisht. Njof raste kur ai i shtrirë në shtrat, fton lojtarë dhe i paluar në krevet, kur i vjente rradha, vjerrte dorën, merrte zarat në tepihun e ndyrë dhe i rrokulliste për të lypur fitime.
Tash vjen pyetja ç'duhet bërë për të dalur nga kjo vartësia? Më e drejta është të gjindet mënyra për t’u larguar ofertave e mundësive të dhëna që na ofrojnë mjetet dhe mundësitë tjera. Nëse vartësia ngjet nëpërmjes të komjuterit, ndërpriten të gjitha lidhjet drejtë sajteve të tilla, të ndërpritet vizita e kafeneve – bastore dhe atyre ku luhen lojra me letra bixhozi, domino, tavëll (lojë me zare) etj. Me një fjalë, duhet larguar çdo gjëje që tërhjek vëmendjen drejt lojërave të « fatit ». Familja dhe shoqëria mund të ndihmojnë më së miri duke ia ndërprerë të gjitha burimet financiare, duke ia aneksuar kartën e bankës, duke ndërprerë huadhënien dhe duke mos blerë asgjë nga ai (stoli, veshëmbathje etj.) qoftë edhe me çmime përfundimisht të ulëta… Mungesa e parave e bën të pamundur kyqjen në lojë.
Këto rregulla nuk mjaftojnë për të shpëtuar nga vartësia por janë një fillim drejtë harresës e me ndihmë profesionale, ka gjasa të mira për shpëtim. Në shtetet perendimore egzistojnë shum shoqata e organe të ndryshme të specializuara për ndihmë dhe preventivë të cilat marrin përsipër falas kurimin dhe ndihmën për të shpëtuar nga kjo vartësi.
Simptomat
Ne qofte se subjekti prezanton te pakten pese nga keto simptoma diagnostikohet si nje kuader lojerash kumari patologjike.
- 1. Eshte ne vazhdimesi i thithur nga loja e kumarit.
- 2. Ka nevoje te luaje shume parash gjithmone e me te medha për te arritur gjendjen e eksitimit te deshiruar.
- 3. Irritohet kur i reduktohet ose i nderpritet loja e kumarit.
- 4. Luan kumar për t’ju shmangur problemeve te ndryshme.
- 5. Pasi ka humbur duke luajtur kthehet diten pasardhese për te rikuperuar humbjet e pesuara.
- 6. Genjen anetaret e familjes duke vazhduar te luaje kumar.
- 7. Kryen aksione ilegale si falsifikime, mashtrime, vjedhje.
- 8. Nga loja e kumarit ka humbur raportin me jeten duke shkeputur lidhjen me punen ose studimin.
- 9. Genjen te aferm ose miq ne lidhje me kerkesat për borxh nga ata te shkaktuara nga humbjet nepermjet lojes se kumarit.
Matematika e lojërave të fatit
Matematika e lojërave të fatit përfaqëson një sërë aplikimesh të mundësisë, që hasen në lojëra të fatit, dhe mund të përfshihet në teorinë e lojërave.[3][4][5] Nga pikëpamja matematikore, lojërat e fatit përfaqësojnë eksperimente që gjenerojnë lloje të ndryshme të ngjarjeve të rastësisë, dhe ato mund të llogariten duke përdorur vetitë e mundësisë në hapësirën e kufizuar të mundësive.
Avantazhet e institucionit ose i majtës
Lojërat e kazinosë sigurojnë përfitim të parashikueshëm afatgjatë të kazinosë apo "institucionit", duke ofruar lojtarit mundësinë e fitimit të madh afatshkurtër.[6] Në disa lojëra të kazinosë ka një element aftësie, kur lojtari merr vendime; të tilla lojëra quhen "fat me element taktik". Megjithëse për shkak të lojës së aftë është e mundur minimizimi i përfitimit të institutit, lojtari rrallë ka aftësi të mjaftueshme për të eleminuar mangësinë e tij të parashikueshme afatgjatë (përfitimi i institucionit ose vigoria e tij) në lojët e kazinosë.
Mangësia e lojtarit qëndron në faktin se kazinoja nuk i pageson bastet fituese sipas "koeficientëve të vërtetë" të lojës,[7] të cilat përfaqësojnë pagesat që mund të priten duke marrë parasysh gjasat e bastit për të fituar ose humbur. Për shembull, nëse në një lojë bëhet një bast për një numër që do të rezultojë nga hedhja e një zari, gjasat e vërteta do të ishin për të parë shumën e bastit pesë herë, sepse mundësia e daljes së çdo numri të veçantë është 1/6. Por, kazinoja mund të paguajë vetëm katër herë më shumë shumën e bastuar në bastin fitues.
Makinat e lojërave online shpesh kanë një përqindje të publikuar të kthimit tek lojtari (RTP),[8] që përcakton përfitimin teorik të kazinosë. Disa zhvillues të softuerëve parapëlqejnë të publikojnë RTP-në e makinerive të tyre të lojërave, ndërsa të tjerët nuk e bëjnë këtë. Pavarësisht nga RTP teorike të përhapur, në perspektivën afatshkurtrë është i mundur çdo rezultat.[9]
Kumari Online
Ne epoken multimediale nje lojtar kumari ka ndryshuar le te themi sjelljen, nese me pare ai ishte lehtesisht i etiketuar, ne periudhen aktuale çdokush qe zoteron nje kompjuter, lidhje ne internet dhe nje karte krediti mund te jete nje lojtar kumari. Loja online është tejet e rrezikshme sepse ne vetmine e ambientit ku ndodhet (shpesh shtepia e tij) lojtari nuk mund te frenohet dhe ka mundesine negative për te luajtur pa u gjykuar nga te tjeret. Ne kete rast mungon edhe funksioni social i lojes qe kthehet ne nje ritual vetmie dhe lehtesisht manie. Edhe ne kete rast krijohet nje rreth vicioz ne te cilin subjekti ngelet i mberthyer duke erresuar nder te tjera raportet shoqerore dhe familjare.
Shih edhe
Burimi i të dhënave
- ^ LIGJIN PËR LOJËRAT E FATIT Në amëzën assembly-kosova.org Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine
- ^ "Winfest Online Casino - Only the best Online slots, Table Games and Live Casino Games". Winfest Casino (në anglisht). Marrë më 26 shkurt 2021.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Games, Gambling, and Probability". www.taylorfrancis.com (në anglisht). Marrë më 2024-07-20.
- ^ "How Math Works in Gambling". www.assignmentexpert.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2023. Marrë më 2024-07-20.
- ^ "Should You Bet On It? The Mathematics of Gambling". www.yalescientific.org (në anglisht). Marrë më 2024-07-20.
- ^ "Understanding Casino Math". iacsp.org (në anglisht). Marrë më 2024-07-20.
- ^ "Casino games mathematics". www.casinowebscripts.com (në anglisht). Marrë më 2024-07-20.
- ^ "What is the RTP (Return To Player) in casino games?". www.mr-gamer.net (në anglisht). Marrë më 2024-07-20.
- ^ "How RTP Multiplexing Works?". www.synopi.com (në anglisht). Marrë më 2024-07-20.