Type a search term to find related articles by LIMS subject matter experts gathered from the most trusted and dynamic collaboration tools in the laboratory informatics industry.
Pedagogjia sportive është një fushë akademike e studimit, e cila qëndron në kryqëzimin midis sportit dhe arsimit . [1] Si disiplinë, pedagogjia sportive merret me mësimdhënien, arsimimin, trajnimet në sport , edukimin fizik dhe fushat tjera të lidhura me aktivitetin fizik . [2] Përderisa pedagogjia sportive konsiderohet kryesisht si nëndisiplinë e shkencës së sportit (në Amerikën e Veriut kësaj fushe shpesh i referohen si kineziologji), baza e saj teorike mbështetet edhe nga shkencat e përgjithshme të edukimit dhe arsimit. Si një nëndisiplinë shkencore, pedagogjia sportive është e lidhur me të dyja fushat, sportin dhe arsimin. [3] Një kontribut të konsiderueshëm në paraqitjen dhe zhvillimin e kësaj fushe të studimit e ka dhënë pedagogu francez Pierre de Coubertin (1863 - 1937) me veprën pedagogjia sportive, [4] pastaj pedagogët gjerman Herman Nohl (1879 - 1960), Bernhard Zimmermann (1886 - 1952), Ommo Grupe (1930 - 2015), Herbert Haag (1937), etj.
Pedagogjia sportive ndahet në tri subdisiplina e që janë: