Knowledge Base Wiki

Search for LIMS content across all our Wiki Knowledge Bases.

Type a search term to find related articles by LIMS subject matter experts gathered from the most trusted and dynamic collaboration tools in the laboratory informatics industry.

Examples of various types of capacitors.
a 1-farad capacitor.
Kjo është për njësinë e matjes së kapacitances. Për njësinë e ngarkesës shikoni, Faradei (njësi).

Faradi (simboli: F) është njësia SI e kapacitancës. është e emëruar sipas fizikantit Britanik majkell Faradei.

Përcaktimi

Faradi përcaktohet si sasia e kapacitancës për të cilën një diferencë potenciale prej një volt rezulton në një ngarkese statike prej një kulomb. Në SI ajo paraitet me s4A2m−2kg−1. Meqenëse një amper është shpejtësia e rrjedhës elektrike (korrenti) të një kulomb për sekondë, një përcaktim alternativ është së faradi është njësia e kapacitancës që kërkohet për një sekonde për një rrjedhe ngarkese prej një amper që të ndryshoje voltazhin me një volt. Relacione të tjera jepen më poshtë :

F qëndron për Farad, A për Amper, s për sekonda, V për Volt, C për Kulomb, J për Xhul, N për Njuton, m për metër, kg për kilogram.

Shpjegimi

Meqenëse faradi është një njësi shumë e madhe në krahasim më kërkesat në pajisjet tipike elektrike, vlerat e kapacitoreve jepen zakonisht në mikrofaradë (μF), nanofaradë (nF), ose pikofaradë (pF). Meqenëse shkronja greke μ zakonisht shkakton probleme tipografike, natacioni uF përdoret në vend të μF në literaturën elektronike. Vlera shumë të vogla të kapacitoreve si ato në qarqet e integruara jepen në femtofaradë, një femtofarad është i barabarte me 10−15 F. Teknologji të reja kanë arritur në prodhimin e të ashtuquajturve superkapacitore të cilët ofrojnë sasi deri në rendin e kilofaradeve.

Faradi nuk duhet të ngatërrohet me faradei, një njësi e vjetër që në literaturën e sotme është zëvendësuar më njësinë kulomb.

Kapacitori në vendet Evropiane njihet edhe si kondensator.

Shikoni gjithashtu

Referime

Lidhje të jashtme